VIDEO/ Isa Myzyraj: Nuk është e lehtë të protestosh sidomos për gazetarët

19:07, 03/05/2024
A+ Aa A-

Në Tiranë, gazetarë dhe punonjës të tjerë të mediave protestuan dje në hyrje të Kuvendit për të drejtat e tyre, si dhe kundër dhunës e presioneve, që u bëhen për shkak të punës.

Gazetari Isa Myziraj i ftuar në 'Syri Digjital', tregoi miq shumë mbi protestën e djeshme, teksa u shpreh se  nuk është e lehtë të protestosh, sidomos gazetarët të cilët vijnë nga redaksi të cilat ushtrojnë një presion nga lart.

Në radhë të parë ajo çfarë ishte e rëndësishme është që prodhoi bashkimin e gazetarëve së bashku.

Në fakt nuk do doja të kapeshim pas numrave sesa pas kauzës.

Nuk është e lehtë të protestosh sidomos për gazetarët të cilët vijnë nga redaksi të cilat ushtrojnë një presion nga lart, dhe kur them nga lart, është si nga institucionet si nga drejtuesit e mediave.

E rëndësishme është që në atë protestë dolën rreth 20 gazetarë me të cilët, me gjasë, në bindjen time përfaqsojnë hallet e shumicës së gazetarëve që përfaqsojnë hallet dhe shqetësimet e gjithë gazetarëve në Shqipëri.

Nuk kanë farë rëndësi numrat dhe nëse dalim unë dhe ti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco