VIDEO/ Bëmat e Drejtorisë së Taksave Tiranë, vjel taksa për shfrytëzim të pronës private

21:57, 03/05/2024
A+ Aa A-

Pesë muaj më parë, Piranjat treguan se si Drejtoria e Taksave Tiranë taksonte padrejtësisht biznesin e fruta-perimeve të zotit Etlir Muçaj.

‘Nga porta e jashtë, jam taksuar padrejtësisht nga bashkia, që kam zaptuar tokën publike, por kjo është private dhe kam certifikatën. Pronarja më ka lënë vetë të punoj. Më kanë sjellë detyrimin 2 milion lekë të vjetra për 4 vite.’

Këto vendime të padrejta u morën në kohën kur kjo drejtori administrohej nga Arli Naska, i cili asokohe e kishte bërë rrugë taksimin e padrejtë të bizneseve në kryeqytet, por me ardhjen e Vitit të Ri, në këtë sektor pati një ndryshim të rëndësishëm. Drejtori Naska u largua dhe vendin e tij e zuri zonja Laura Deliu, e cila më përpara mbante postin e drejtoreshës së Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit.

Drejtoreshë e re avaz i vjetër do thonte populli, sepse edhe pse kanë kaluar 5 muaj, biznesit nuk i është hequr detyrimi.

Për të kuptuar se cilat janë arsyet, Piranjat u munduan të flasin me drejtoreshën, por kjo e fundit e pamësuar me përballjet me gazetarët, në vend që të sqaronte situatën, u drejtua drejt komisariatit nr 2. Me shumë gjasë për të bërë denoncim në lidhje me insistimin e gazetares për të marrë një përgjigje.

Nuk dihet edhe sa kohë do të vazhdojë kjo situatë, por nëse keni ndërmend të hapni një biznes, mos e bëni!

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco