Kraja: Ndryshimi i Shqipërisë vjen duke çrrënjosur korrupsionin

20:39, 03/05/2024
A+ Aa A-

Edhe pasditen e kësaj të premtje, dhjetëra qytetarë dhe mbështetës të kryetarit të opozitës, Sali Berisha janë mbledhur për të protestuar poshtë banesës së tij.

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Akil Kraja nga foltorja e protestës u shpreh se Partia Demokratike po lufton për ndryshimin e Shqipërisë. Kraja tha se ndryshimi vjen fillimisht duke çrrënjosur korrupsionin.

“Teksa Erion Veliaj, një krytar bashkie në dalje, teksa Edi Rama,  një kryeministër në dalje duket sikur kanë kontroll mbi gjithçka dhe beteja jonë kufizohet vetëm tek ai denoncimi i vogël, në fakt ne po luftojmë për diçka më të madhe që është ndryshimi i Shqipërisë. Ndryshimi i Shqipërisë vjen duke çrrënjosur korrupsionin. Por, nuk mjafton. Duhet të jemi alternativ. Sot që po flasim departamentet e PD po punojnë për hartimin e programit qeverisës. Për të qënë fitues duhet të jemi dhe një alternativë fituese.”  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco