Raporti i DASH, Papa: I kushtohej më shumë rëndësi diskriminimit të komunitetit LGBT, sesa dhunimit të të drejtave që i bëhet opozitës

Raporti i DASH, Papa: I kushtohej më shumë rëndësi diskriminimit të komunitetit LGBT, sesa dhunimit të të drejtave që i bëhet opozitës

19:59, 23/04/2024
A+ Aa A-

Gazetari Robert Papa tha se opozita shqiptare nuk gjen përkrahje tek raporti i DASH, duke shtuar se tashmë këto raporte janë gjëra të vjetërsuara që nuk ndihmojnë në përmirësimin e situatës.

Në një studio televizive Papa tha se në raport më shumë rëndësi i kushtohej diskriminimit të LGBT-ve se dhunës së të drejtave të njeriut që i bëhet opozitës shqiptare.

"Raporti i të drejtave të njeriut, së bashku me atë të korrupsionit duhet të konsiderohet si armë për çdo opozitë në çdo vend të botës. A gjen dot opozita shqiptare një përkrahje tek ky raport? Mendoj se jo. Është folur dhe për median,  por në vend që të merreshin me mediat reale të oligarkëve që cenojnë demokracinë, ka disa pasazhe si për “Syri.net”, “Data.net” që kontrollon kompjuterë dhe nuk shkon thellë tek problemet kardinale. Dihet që mbështesin SPAK-un, por nuk  mund të flasësh me gjuhën e akuzave të qeverisë për opozitën siç është rasti i Berishës ku thuhet “është në arrest shtëpie për korrupsion sepse ka përfituar 5 milionë dollarë dhëndri i tij”. Nuk është provuar akoma në gjykatë.  

Pritet që nga amerikanët të japin mesazhe të qarta, mbase ka ardhur koha që këto raporte të mos jenë më gjëra të vjetërsuara, por realisht të ndihmojnë.

Kam frikë se nuk ndihmojnë më, jo vetëm. Jo vetëm fakti që politikanët shqiptarë janë të zhytur në korrupsion, i është trashur lëkura, por ato që thuhen janë vëzhgime përciptazi. Po t’i studiosh me qetësi merr mesazhe.

Ajo që nuk më pëlqeu, më shumë i kushtohej rëndësi diskriminimit të LGBT-së, grupeve  në Shqipëri, apo dhe për 50 hebrenj që jetojnë atje, sesa dhunën e të drejtave të njeriut që i bëhet opozitës shqiptare."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco