Prifti e thotë shqeto se si i duket ideja e zgjedhjeve të parakohshme

09:44, 30/04/2024
A+ Aa A-

Pedagogu Rezart Prifti është pyetur sot në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV se si i duket  ideja e zgjedhjeve të parakohshme në Shqipëri me një kryeministër si Edi Rama.

Me të folurin e tij karakteristik, me humor, thumbues, sarkastik, ndër të tjera Prifti tha:  “Ne në ekonomi funksionojmë me skenar, kemi një metodë, quhet metoda Montekarlo. Bëhen nja 300-mijë skenarë, prerogativat, çfarë do të ndodhë, çfarë do të ndodhë në qoftë se...

Në qoftë se bëhen sot zgjedhjet, çfarë ndodh them unë?! Unë them që fiton prapë Rama! Këtë hall kam unë! Është hall sepse unë kam dhe një teori: “Mandati i parë i Ramës ishte faji i Ramës. Mandati i dytë i Ramës ishte faji i Ramës. Mandati i tretë i Ramës nuk është më faji i Ramës dhe mandati i katërt i Ramës nuk më faji i Ramës prapë.”

Deri te dy të parat, hajde....Te i katërti nuk ka faj fare! Ia ke dorëzuar të gjitha çelësat dhe në këtë sens unë mendoj që edhe zgjedhjet e parakohshme në momentet që ne flasim do të ishin po njësoj si të fundit. Po, njësoj si të fundit!”

Në vazhdim ndiqni mendimin e pedagogut Rezart Prifti në studion e Kafe Shqeto në SYRI TV.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco