Vangjeli: Grupet kriminale nuk mund të fuqizoheshin pa politikën

Vangjeli: Grupet kriminale nuk mund të fuqizoheshin pa politikën

21:49, 20/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Lorec Vangjeli i ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv tha se grupet kriminale janë fuqizuar me ndihmën e politikës.

Vangjeli tha se angazhimi i fundit i SPAK për të goditur kriminelët vjen si shkak e synimit për pastrim të terrenit në zgjedhjet e ardhshme elektorale.

“Problemi që askush nuk e thotë është se janë posedues të një sasie të frikshme në kesh kaq të madhe saqë është e madhe të ndryshojë edhe ekuilibret makroekonimike të vendit. Para të cilat kanë ardhur kryesisht nga trafiku i kokainës atëherë kur kritikohej kanabizimi i vendit  kishte shumë zëra të tjerë të cilët e relativizonin atë gjë. Ën fakt ajo periudhe 2015-2016  soli një rivitalizim të grupeve kriminale.

Politikisht kjo ka një kuptim. Unë këtë e shoh si një spastrim të terrenit për zgjedhejt e ardhshme. Këto grupe kriminale nuk mund të fuqizoheshin pa politikën, pa vendosur emra të përveçëm” tha Vangjeli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco