VIDEO/ Haxhiu: Shteti nuk ka funksionuar, faktet kanë ekzistuar por nuk ka pasur guxim ti arrestonte

21:43, 20/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYRI TV për të komentuar lidhjet e krimit me politikën të dalë në dritë nga përgjimet e kryer nga agjensitë e huaja ishte analisti, Baton Haxhiu.

Haxhiu është shprehur se për këta kriminelë të arrestuar shteti ka pasur fakte por ka munguar guximi që ti arrestonte.

Dy gjëra kanë ndodhur që SPAK dhe agjensitë e huaja i kanë vendosur këta emra në aktakuzë. Ekziston një marrëveshje që me siguri nuk është bërë publike se përse kanë ndihmuar por të gjithë ata që kanë marrë pjesë në vrasje dhe gjenden në Dubai do të ekstradohen.

Ka një lëvizje të tillë, për të arritur një marrëveshje me Emiratet e Bashkuar Arabe. Ata janë kriminel dhe duhet të përballen me drejtësinë.

Këto janë kriminel amator po shteti nuk ka funksionuar dhe realisht që faktet kanë ekzistuar por nuk ka pasur guxim ti arrestonte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco