Lajmi i fundit

LIVE/ Protestë para bashkisë së Tiranës kundër korrupsionit

SYRI TV/ Investigimi i RAI, Rama reagon sërish: Do e zbardhim deri në fund këtë

18:12, 26/04/2024
A+ Aa A-

Pas gazetarëve dhe medias italiane, kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat dhe replikat edhe me deputetët italianë, që dënuan ndërhyrjen e tij tek drejtuesit e RAI. Me anë të një statusi, Kryeministri Edi Rama ka justifikuar telefonatën e tij, me argumentin se po mbron imazhin e Shqipërisë. Ndërsa refuzon interpelancën e thirrur nga Gazmend Bardhi, kryeministri Rama ngre dyshime për qëllimin e investigimit.  

Nga SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, pas kritikave që mori nga mediat italiane por edhe deputetëve italianë për ndërhyrjen tek drejtori i RAI-t, iu është kundërpërgjigjur deputetëve të vendit fqinj, duke justifikuar telefonatën si një veprim korrekt të tijin.  Duke përdorur kërkesën për interpelancë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Rama, vijoi të sulmojë gazetarët italianë, që sipas tij po përdoren nga shqiptarët, ndërsa nuk kurseu replikat as për ligjvënësit italianë që e cilësuan sit ë papranueshme për Italinë këtë ndërhyrje të televizionin publik.  

Pasi i rinxjerrin rrugëve si prova të ardhura nga jashtë, të thërrasin edhe me urgjencë në parlament, se obobo qenkan shqetësuar në Senatin italian pse unë nuk kam mbyllur gojën, po kam guxuar të ngre zërin andej matanë për t’u vënë emrin që kanë plehrave të shitura në Itali si zbulime investigative, ndërkohë që mua jo që as nuk më shqetëson fare se kush shqetësohet nga ata që kujtojnë se në emër të lirisë së medias në vendin e tyre, Shqipëria e shqiptarët mund të denigrohen pa bërë as gëk as mëk me plehra të nxjerra nga kuzhina e shtëpisë së xhahilëve e çingijeve të vendit tonë, po më vlon gjaku nga revolta për cënimin e imazhit të Shqipërisë e të dinjitetit të shqiptarëve! Po nëse nuk fliska dot kryeministri i Shqipërisë me një drejtor të RAI-t se cënoka lirinë e atyre që cënuan dinjitetin e vendit dhe institucioneve tona, duke censuruar komplet fjalët e të akuzuarve pa asnjë provë e asnjë fre, e pastaj duke i akuzuar se nuk kishin thënë asnjë fjalë, kush do të flasë në emër të dinjitetit të këtij vendi e të së drejtës elementare të çdo shqiptari.

Ndërsa thekson se nuk do të pranojë menjëherë interpelancën, e thirrur nga Gazmend bardhi, kryeministri Edi Rama ngre dyshime edhe për prapaskena shqiptare për Investigimin e RAI 3. 

Të mbarojmë njëherë punë me ata andej dhe të thuhet e gjithë vërteta në italisht, pastaj patjetër do t’u vijë radha edhe këtyre këtej, se kjo histori nuk është fare aq e thjeshtë sa duket dhe shqiptarët padiskutim meritojnë ta dinë të gjithën, sapo të tëra petët e këtij lakrori me plehra të jenë hapur deri në fund.

E sipas kryeministrit deri sa të zbardhet e vërteta do të vijojë me sqarime në italisht, duke sulmuar çdo gazetar e media kritike, se po punon kundër interesave të Shqipërisë, edhe pse dokumentari i RAI 3 ishte fokusuar tek lidhjet e qeverisë së tij me krimin dhe korrupsionin dhe jo tek Shqipëria.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco