Blushi: Bashkia e Tiranës nën kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve! Veliaj s’do ta bëjë gjumin e qetë

12:04, 07/05/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi ka theksuar se qytetarët protestojnë para Bashkisë së Tiranës pasi çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën.

‘Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve’, u shpreh Blushi.

Blushi: Prej kohësh jemi këtu sepse jemi njerëz të lirë, ndryshe nga çfarë mendon ky mendon ky derri i bashkisë që i detyron këta qytetarë ti thonë dajë këtij mafiozi krimineli këtij kryehajduti i cili prej kohësh duhet të ishte prapa hekurave. Protestojmë sot në emër të mijëra e mijëra qytetarëve të cilët çdo ditë vuajnë në kurrizin e tyre pasojat e keqqeverisjes që është kthyer në model dhe simbol të korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Europën. Jemi këtu për të çliruar Bashkinë e Tiranës nga kthetrat e krimit të organizuar nga mafia e inceneratorëve e cila thotë që nuk djeg vetëm paratë tuaja por edhe të ardhmen e këtij qyteti. Nuk do ta lëmë Erion Veliajn ta bëjë gjumin e qetë deri ditën që do të japë llogari një më një për të gjitha krimet që i ka bërë qytetarëve të Tiranës për të gjitha krimet që i ka bërë Tiranës dhe deri ditën kur ai t’ju kthejë qytetarëve të kryeqytetit edhe qindarkën e fundit që iu ka vjedhur qytetarëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco