PROTESTA/ Aktorja: Mos thoni 'jam krenar se jam shqiptar', krenar ishin etërit tanë që bënë ç’kishin në dorë, ky brez nuk po bën asgjë

11:55, 07/05/2024
A+ Aa A-

Në protestën e sotme para bashkisë fjalën e mori dhe aktorja e cila tregoi se si një i afërm i preferuar nga diktatura dhe qeveria aktuale, vazhdon ta pyesë se pse ngre zërin për Teatrin. 

Ajo ju bëri thirrje gjithashtu shqiptarëve të mos shprehen më se janë krenar se janë shqiptar, ‘’krenar ishin etërit tanë që e bënë ç’kishin në dorë, por ky brez nuk po bën asgjë”, shtoi ajo.

Nuk ka shqiptar që nuk e ka një hall, ndërsa këto që janë reshtuar para nesh ndihmojnë veç hajdutërinë, po ata janë të rrahur dhe kokë-ulur, ndërsa ne jemi nga ata që dhe kur na godasin në të njëjtën faqe dhe bëhemi më të egër, nuk e kthejmë faqen tjetër.

Ky është dallimi kryesor i joni nga ju.

Unë gjithmonë  e kam merak t'i flas populliut sedërli, pjesa më e madhe e tyre thonë 'unë nuk votoj' se e quajnë votën turp.

Ishte një njeriu im i njohur që ka ngrënë mirë në kohën e Enverit ha dhe sot dhe thotë 'pse e mbron Teatrin' dhe' pse del të flasësh aty sikur po mbron pronat e gjyshit tënd'.

Dhe unë e kuptoj ku i ka rrënjët kjo e keqe e madhe? Sepse... diktatura i ka bërë të rrahur.

Dhe mos thoni jam krenar se jam shqiptar, krenar ishin etërit tanë që e bënë ç’kishin në dorë, por ky brez nuk po bën asgjë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco