Rama mbledh socialistët dhe bën bilancin 10-vjeçar: Jemi të mbytur në korrupsion

Rama mbledh socialistët dhe bën bilancin 10-vjeçar: Jemi të mbytur në korrupsion

10:48, 07/05/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në mbledhjen e Grupit të PS dhe kabinetit qeveritar duke thumbuar rivalët e tij politik.

 Rama u shpreh se në vitin 2013 morën Shqipërinë e rrënuar, siç tha ai nga ata që ‘klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve’. Duke harruar se Shqipëria ishte anëtare e NATO-s kishte marre liberalizmin e vizve me BE dhe kishte një rritje ekonomike të madhe. Ndërkohë që numri i atyre që kërkonin të largoheshin nga vendi ishte në nivelet më të ulta historike. Gjatë qeverisjes së Rilindjes shpopullimi u masivizua.

Kreu i PS, njëherësh edhe kryeministri i vendit, u shpreh se po bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një ‘hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar’.

“Kërkoj sot vëmendjen tuaj dhe përmes kësaj mbledhje të hapur të përbashkët të grupit parlamentar dhe kabinetit qeveritar. Dëshiroj edhe vëmendjen e atyre që na kanë votuar qysh prej 2013 kur morëm detyrën të Rilindim Shqipërinë e rrënuar nga duart e disave që klithin ditë e natë apo bërtasin të shfrenuar foltoreve dhe penxhereve të televizorëve. Bëhet një përpjekje ekstreme për të helmuar publikun dhe për të krijuar një hendek mes nesh dhe shumicës së shqiptarëve që na kanë votuar mbështetur pa kursim në gjithë këto vite”, tha kryeministri Rama.

Teksa  listoi arritjet e qeverisë në dekadën e fundit, kryeministri Rama  theksoi se sot drejtësia vepron mbi pushtetin dhe se është e pavarur.

Kreu i qeverisë në fjalën e tij bëri një krahasim mes qeverisjes se PS dhe asaj të PD-së. Rama tha se para se të vinte në pushtet PS-, imazhi i Shqipërisë ishte “mos o Zot”, ndërsa tha se dallimi mes qeverisjes së djathtë dhe të majtë është i dukshëm si nata me ditën.

Edi Rama: Prokuroritë dhe Gjykatata ishin pazare të gjëse së gjallë. Prokurorët me integritete jetonin nën zullumin e baltës…Për drejtësinë vrasjet shtetërore ishin gabimet teknike dhe faje periferike të shërbëtorëve të nënshtruar të pushtetit politik.Imazhi Shqipërisë ishte mos o zot, edhe kur flitej për turizëm shkaku ishte sa shumë plehra kishte Shqipëria…vizitat e zyrtarëve në Shqipëri kishin ndaluar prej vitesh, europianët kishin besim zero për drjetësinë në Shqipëri. Rruga drejt BE-së ishte bllokuar…Çdo familje shqiptare e ka që qartë se kjo ishte pasqyra e realitetit të qeverisjes dhe korrupsionit të një dekade më parë.

Sot pasqyra është krejt tjetër, kush e diskuotn këtë fakt është pjesë e tablosë së vjetër ose nuk di ça flet , ose nga ligësia, padia apo të dyja bashkë. Këtë dallim si dita me natën e bëmë dhe do ta bëjnë sërish me votë, shumica absolute e këtij vendi. PS është prej një dakade në luftë për ta bërë Shipërinë shtet real dhe të respektuar botërisht. Askush më parë, ansjë forcë me peshë qysh prej shkpëutjes nga perandoria otomane nuk i ka hyrë detit me këmbë për ta bërë drejtësinë force ta pavarur.

Pa forcën udhëheqëse dhe guximin e PS sot nuk do kishte rilindur besimi i shqiptarëve te drejtësia. Shqipëria nuk do kishte shans të shihte rrezimin e kulturës se pandëshkueshmërisë. Ne jemi në mes të një lufte të vërtetë reale të stërngatërruar dhe të stërmundimshme me korrupsionin….Sot drejtësia vepron mbi pushtetin politik e pavarur nga pushteti politik.

Po ashtu, kreu Qeverisë theksoi se sot është fakt që PS-ja e ka ngritur në monument pandëshkuaeshmërinë e kujtdo, ndërsa pohoi se beteja me korrupsionin nuk është fituar nga qeveria e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco