Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Teliti: Veliaj të japë llogari në Këshillin Bashkiak, janë vjedhur 160 mln euro me dy afera

Teliti: Veliaj të japë llogari në Këshillin Bashkiak, janë vjedhur 160 mln euro me dy afera

17:15, 26/04/2024
A+ Aa A-

Dorjan Teliti, anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, tha se ata që protestojnë para Bashkisë së Tiranës janë qytetarë të thjeshtë, të vjedhur dhe grabitur nga Erjon Veliaj.

Teliti tha se policia e pushtetit është hera e 4-rt rradhazi që rrethon godinën e Bashkisë me 4 kordonë policorë, duke mos lejuar as këshilltarët që të hyjnë në godinë.

“Qytetarët nuk kanë punë për të hyrë në Bashki, kam kërkuar që të lejohen këshilltarët bashkiakë.

Kryebashkiaku duhet të marrë parasysh kërkesat e këshilltarëve, të mbledhi këshillin bashkiak në një seancë të jashtëzakonshme, të paraqitet atje si zotëri dhe të japë shpjegimet e veta. Duhej të ishte vetë Kryebashkiaku, në kushte normale, që të kërkonte mbledhjen e këshillit, të thonte që kemi një problem.

Sot kemi një krim financiar, ku drejtorët e bashkisë hynin në zyrat e tyre në Bashkinë e Tiranës, hapnin kompjuterat si drejtorë, më pas hapnin një username dhe futeshin si firma private, dhe më pas i miratonin po vetë. Kemi një korrupsion jo me 20 apo 30%, por 100% të fondeve”, tha Teliti.

Në një intervistë për News24, ai tha se Veliaj duhet të përballet se kush ka të drejtë ne që themi janë vjedhur 30 mln euro me ‘5D’ apo Veliaj që mbron drejtorët e tij, kemi të drejtë ne që themi është vjedhur 130 mln euro me një incinerator fantazëm, apo Erion Veliaj.

"Kutia e pandorës është hapur, Veliaj duhet të vijë dhe të japë llogari në Këshillin Bashkiak", tha Teliti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco