VIDEO/ Manjani: Me Irena Gjokën tani duhet të merret SPAK, dhe duhet pezulluar nga detyra

22:14, 07/05/2024
A+ Aa A-

Për avokatin Ylli Manjani, gjyqtarja Irena Gjoka tani është subjekt i SPAK.

Duke folur në studion e ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV, Manjani u shpreh se, ajo duhet të hetohet nga SPAK dhe njëkohësisht të pezullohet nga puna.

‘Zgjidhja legal e Irena Gjokës tani është bast juridik i imazhit të Reformës në drejtësi, që është e dëmtuar.

Tashmë nuk ekziston shumë bast për raportin kush arrestohet dhe jo, por sqarimi i rrethanave të Irena Gjokës është detyrë e SPAK.

Është detyrë ekskluzive e SPAK, kanë detyrën ligjore që ta zhbirilojnë të gjejnë nëse ka të vërteta apo jo.

Nëse ka të vërteta, zonjës i hidhen hekurat, nuk pati të vërteta të vazhdojnë punën, por ndërkohë i futet edhe një vendim pezullimi.

Kolegët e saj të provokuar nga prokuroria, do të duhet ta pezullojnë nga detyra nëse zonja vetë nuk sheh arsye morale për ta çliruar veten nga kjo gjë.

Për ti vënë kapak kësaj gjëje, zgjidhja legale kjo është.

Kjo histori me KLGJ e të tilla, janë histori që kanë marrë një konotacion më absurd.  E kuptoj hallin që kanë ata, se nëse vendosin stekën e rreptë ndaj Irena Gjokës, duhet ta vendosin për të gjithë të tjerët.

Shtetformimi është standard’, deklaroi Ylli Manjani në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco