Deklaratat e Ramës në mbledhjen me ministrat dhe deputetët, Teliti: Sot duhej të tërhiqej dhe t’i hapte rrugën një qeverisjeje teknike

Deklaratat e Ramës në mbledhjen me ministrat dhe deputetët, Teliti: Sot duhej të tërhiqej dhe t’i hapte rrugën një qeverisjeje teknike

21:51, 07/05/2024
A+ Aa A-

Dorian Teliti, Anëtar i Këshillit Kombëtar në PD dhe nënkryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, ka komentuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, në mbledhjen me ministrat dhe deputetë, duke thënë se i ngjante fjalimit të një lideri opozite.

Teliti tha në studion e emisionit ‘Open’ se sot kryeministri, të tërhiqej dhe t’i hapte rrugë një qeverisje teknike.

 “Ngjante me një mbledhje të Byrosë politike të Enver Hoxhës. Fjalim i dejtë për lider opozitë. Jo fjalim i një kryetari qeverie që ka në dorë edhe gurin edhe arrën. Ka dorë edhe në sistemin e drejtësisë dhe ka kapur edhe median dhe sot flet sikur sapo ka ardhur në qeveri dhe thotë çfarë do bëjmë ne.

Çdo të thotë të ngresh komision të posaçëm parlamentar. Vetëm në një rast mund të ndodhë, nëse Edi Rama sot duhet të jepte dorëheqjen dhe të thoshte u mundova të bëj punë të mira por gabova.

Isha unë që emërova zv/kryeministra dhe ministra të korruptuar. Isha unë që dhashë investime strategjike në kundërshtim me çdo lloj parimi tregu. Sot të tërhiqej dhe t’i hapte rrugë një qeverisje teknike”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco