Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Shpërthimi me dy viktima në Lushnje/ Deputeti i PS punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve! SPAK në pritje të 'lejes' nga Rama

Shpërthimi me dy viktima në Lushnje/ Deputeti i PS punësoi vetë njerëzit, zbardhen rrëfimet e familjarëve! SPAK në pritje të 'lejes' nga Rama

20:42, 07/05/2024
A+ Aa A-

Dy muaj nga tragjedia në biznesin e  deputetit socialist Bujar Çela, ku humbën jetën Roland dhe Elidon Hoxha, pesë punonjës të pezulluar nga shkalla e parë kërkojnë të kthehen në detyrë. Nga dëshmitë e punonjësve dhe familjarëve të viktimave del qartë se deputeti socialist është pronar i biznesit pasi i ka punësuar vetë thuajse të gjithë punonjësit.

Me apelimin e tyre heqjen e masës së pezullimit nga detyra e kërkojnë Robert Kola, kryeinspektor i isnpektoriatit të mbrojtjes së territorit   Miklovan Petro, Eugert Sina, Kudret Sula,  inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe Ilmi Uku me detyrë inspektor i përgjithshëm i Njësisë Bashkiake Nr. 5, në bashkinë Lushnjë.

Aktualisht për tragjedinë për të cilën u shpall mos kompetenca  nuk ka asnjë person nën masë arrest me burg mbasi edhe biznesmeni Leonard Gjini u lirua nga gjykata. Sakaq gjykata antikorrupsion zbardhi vendimin për masat e vendosura që nga ndalimi për të dalë jashtë vendit dhe pezullim detyre ku përmendet edhe rrëfimi i familjarëve të të ndjerëve , që thonë se Rolandi dhe Elidoni janë telefonuar nga deputeti që u ka kërkuar të shkonin në magazinën e tij për të hequr kapanonet.

Klajdi Hoxha thotë se ka shkuar në shkurt 2024 së bashku me të atin ku dhe ka takuar deputetin që i ka shpjeguar procesin se si do ti prisnin materialet me troko  dhe do t'i ngarkonin në vinç. Bashkëshortja dhe nëna e të ndjerit Mimoza Hoxha që shton se kishte dëgjuar një bisedë mes Bujar Çelës dhe të shoqit një ditë para ngjarjes ku i kishte treguar se aparatin e oksigjenit e kishte siguria me të gjitha dhe se ai vetëm duhet të shkonte ta ulte në tokë.

Ndërkohë SPAK vijon të jetë në pritje të aktekspertizave për të vendosur se kur do ta pyesë deputetin, i cili mbeti i lënduar ditën e ngarjes.

Megjithatë në vendim përmendet se deputeti ka punësuar personalisht pranë magazinës së tij edhe persona të tjerë  duke marrë rolin e sipërmarrësit  në kundërshtim, me ligjin dhe kontratën e sipërmarrjes, raporton TCH.

Ngathësia e SPAK tregon se prokuroria siç duket pret leje nga kryeministri për ta hetuar, ashtu siç ndodh për çdo rast tjetër me njerëzit e afërt të Ramës, SPAK nis hetimet pasi i jep "ok" kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco