Kosova anëtare e asociuar i NATO-s, Hyseni: Presim epilog pozitiv

Kosova anëtare e asociuar i NATO-s, Hyseni: Presim epilog pozitiv

07:11, 25/05/2024
A+ Aa A-

Në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, e cila mbahet për tre ditë radhazi, 25,26,27, në Sofje të Bullgarisë, në agjendë do të jetë edhe Kosova.

Kosova pret që të marrë përkrahje në avancimin e statusit të Kuvendit të Kosovës, nga vëzhgues në anëtar të asociuar të kësaj organizate.

Kosova përfaqësohet nga deputetët Driton Hyseni dhe Xhavit Halit. Ata do të jenë prezentë në punimet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në Sofje.

Udhëheqësi i delegacionit, Driton Hyseni për RTK- në, ka theksuar se orvatjet e Serbisë për ta penguar Kosovën po vazhdojnë edhe në këtë proces.

 “Si rrjedhojë e vendimit të komitetit të përhershëm drejtues të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i votuar me 24 mars të këtij viti, në favor të ngritjes së statusit të delegacionit të Kosovës, ju konfirmoj se çështja e tillë është në agjendën e punimeve të asamblesë dhe për të pritet votimi me shumicën e deputetëve në Asamblenë Parlamentare të NATO-s më 27 maj (asambleja ka 274 deputetë në total, nga 32 vendet anëtare të NATO-s). Presim epilog pozitiv dhe zyrtarizim të plotë të statusit të ri të delegacionit nga Kosova, si Anëtar i Asociuar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s”, ka deklaruar Hyseni.

Pas fushatës kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, Serbia është duke bërë përpjekje për ta penguar avancimin e statusit të Kosovës edhe në këtë organizatë. 

Në letrën që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnbiq, i ka dërguar kryesuesit të delegacionit të Kroacisë në Asamblenë Parlamentare, Ante Baçiq, ajo ka thënë se avancimi i statusit të Kosovës do të kishte pasoja negative politike dhe të sigurisë. 

Bërnabiqi po ashtu ka përmendur aksionin e fundit të Policisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve financiare serbe në veri, duke thënë se kjo është vazhdimësi e politikës së Qeverisë së Kosovës për dëbimin e serbëve. 

“Ju siguroj se dhënia e statusit të delegacionit të asociuar të të ashtuquajturit ‘Kuvendi i Kosovës’ pa dyshim se do të nënkuptonte ‘shpërblim’ të sjelljes së Prishtinës, e cila po bën gjithçka në fuqinë e saj për të penguar dialogun Beograd-Prishtinë dhe për të mos i respektuar zotimet e saj që dalin nga Brukseli, Marrëveshje të cilën NATO-ja dhe KFOR-i e njohin më së miri për shkak të pranisë së KFOR-it në territorin e Kosovës”, ka shkruar Bërnabiq. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco