‘Sa herë që plas ndonjë pusetë ujërash të zeza në botë, del emri i Edi Ramës’

‘Sa herë që plas ndonjë pusetë ujërash të zeza në botë, del emri i Edi Ramës’

09:15, 14/06/2024
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri ironizoi në lidhje me skandalin e fundit që ka ngërthyer Rumaninë, ku një ish-gjeneral i shërbimit sekret del se është i implikuar në trafikun e kokainës nga Sinaloa drejt Europës.

Gjenerali, që thuhej se këshillonte Edi Ramën, ishte rekrutuar nga këshilltari hije i Ramës, Dorian Duçka. Ndërlidhës në këtë aferë ishte edhe Taulant Balla.

“Sa herë që plas ndonjë pusetë ujerash të zeza nëpër bote del gjithmonë qeveria shqiptare.

Arrestohet zyrtari i lartë i FBI-së në SHBA, del emri i kryeministrit shqiptar. 

Dalin skandale nëpër Itali, del emri i kryeministrit shqiptar dhe sekretarit të tij.

Hetohet ish-shefi i shërbimeve sekrete në Rumani, del prapë emri i kryeministrit shqiptar.

Ore nxirrni ndonjëherë emrin e ndonjë kryeministri tjetër ju. Pak kryeministra ka nëpër botë, që përmendni vetëm këtë tonin ju. Hidh e hidh baltë mbi Shqipërinë.

Ça e kanë emrin këta drejtorët e televizioneve dhe portaleve në Rumani tani se duhen gjetur numrat e telefonave,” shkruan gazetari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco