'Gjoja për 'popullin' e Himarës, por uji nga Lumi i Vlorës po merret për oligarkët! Të hidhemi në mosbindje civile!

'Gjoja për 'popullin' e Himarës, por uji nga Lumi i Vlorës po merret për oligarkët! Të hidhemi në mosbindje civile!

11:56, 25/05/2024
A+ Aa A-

"Zotin kryeministër tha se lumi është i të gjithëve! Është, zoti Kryeministër, por edhe ai deti Jon dhe Adriatik është i gjithëve, por oligarkët tuaj e kanë zënë dhe kanë vënë vilat e tyre buzë detit dhe nuk lënë të vendosë populli një çadër!  Uji na takon të gjithëve, por është për Lumin e Vlorë. Himara ka rrugë tjetër, alternativa ka plot.”

Protestuesit nga Lumi i Vlorës, që janë mbledhur me thirrje të forta sot përpara Kryeministrisë kundër projektit të ujësjellësit që u merr ujin e lumit Shushicë, kanë sjellë me vete edhe tubacione që i kanë shtrirë në mënyrë simbolike para selisë së qeverisë dhe për t’u parë nga kreu i saj.

Thirrja e një protestuesi për të kaluar në mosbindje civile është pritur me duartrokitje, pasi ai renditi arsyet pse banorët e 37 fshatrave të Lumit të Vlorës po e kundërshtonin projektin.

“Duke filluar që nga mënyra sesi kërkojnë ta zbatojnë këtë projekt, që është keqdashës; gjoja se kanë bërë dëgjesa publike. Janë me firma falso! Edhe firmat e të vdekurve gjenden të shkruara atje! Të firmosur.

Është hedhur çështja në gjyq dhe gjyqi nuk i anulon punimet.  Pra, kjo tregon që projekti nuk është aspak dashamirës, por përkundrazi; në emër të popullit të Himarës, gjoja sikur do të furnizohen ata. Jo! Furnizohen oligarkët, vëllezër. Populli i Lumit të Vlorës do të thahet për pikën e ujit! Janë 37 fshatra. Janë 25 ha tokë. Janë mijëra kokë bagëti. Janë mijëra kokë bletari, pemëtari, vreshtari. Me çfarë do të vaditen?!

Jua them edhe njëherë vëllezër. Të kalojmë në mosbindje civile derisa atë zgjidhet problemi. Uji i takon Lumit të Vlorës. Me të drejtë Zoti ia ka dhënë dhe e meriton.

E dëgjuam edhe në Himarë zotin kryeministër që tha se lumi është i të gjithëve! Është, zoti Kryeministër, por edhe ai deti Jon dhe Adriatik është i gjithëve, por oligarkët tuaj e kanë zënë dhe kanë vënë vilat e tyre buzë detit dhe nuk lënë të vendosë populli një çadër! Prandaj vëllezër, ta kërkojmë me forcë. Uji na takon të gjithëve, por është për Lumin e Vlorë. Himara ka rrugë tjetër, alternativa ka plot.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco