Muçollari denoncon punët publike të pakryera të kompanisë së drejtorëve të arrestuar të Erion Veliajt në Tiranë

Muçollari denoncon punët publike të pakryera të kompanisë së drejtorëve të arrestuar të Erion Veliajt në Tiranë

10:40, 25/05/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike vijon denocimet e korrupsionit në Bashkinë e Tiranës. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari ka denoncuar punët publike të bashkisë të lëna përgjysëm ose në tejkalim të afateve të parashikuara. Muçollari denoncoi një ndër punët e shumta publike që drejtorët e Erion Veliajt, famozët e kompanisë "5D" kanë lënë gjysëm, bëhet fjalë për rehabilitimin e e qendrës së Kinostudios. Ky projekt ishte parashikuar të mbaronte brenda 12 muajve, por ende sot pas 3 vitesh duket se "5D-ja" e bashkisë e ka lënë në mëshirë të fatit duke krijuar një kaos urban dhe vështirësi në qarkullim për qytetarët.

"Mbi 3 vite që kane nisur punimet. Rreth 4 milionë euro fond, nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Ja ku jemi sot. Një ferr për banorët e për këdo qe e sjell puna këndej.

Sipas kësaj tabele, që tani Bashkia e ka hequr, rehabilitimi i qendrës Kinostudio, do të merrte 12 muaj. Kanë kaluar 3 herë nga 12 muaj.",- denoncon Muçollari.

Dklarata e plotë e anëtarit të Kryesisë së PD GRIGELS MUÇOLLARI:

Korrupsioni i Bashkisë së Tiranës është një sfidë e madhe, një e keqe që i prek qytetarët, i dëmton ata, i ndikon jetën e përditshme. Korrupsioni i drejtuesve të Bashkisë, i Erion Veliajt, ka të bëjë me njerëzit. Kur ata vjedhin, është një shërbim, është një investim, është një e mirë që u mohohet banorëve, familjeve, komunitetit.

Jemi këtu pranë Kinostudios në Tiranë, siç e shihni në një kaos urban, në një punë të lënë përgjysmë. Ky investim, ju dha kompanisë së drejtorëve të Veliajt, ju dha të famshmes 5D.

Image

Mbi 3 vite që kane nisur punimet. Rreth 4 milionë euro fond, nga taksat e qytetarëve të Tiranës. Ja ku jemi sot. Një ferr për banorët e për këdo qe e sjell puna këndej.

Sipas kësaj tabele, që tani Bashkia e ka hequr, rehabilitimi i qendrës Kinostudio, do të merrte 12 muaj. Kanë kaluar 3 herë nga 12 muaj.

Paratë me siguri drejtorët e Veliajt i kanë marrë se u duheshin për hotelin luksoz që po ndërtojnë në Durrës. Po detyrimi ndaj publikut, ndaj qytetarëve, ndaj ligjit?

Kush mban përgjegjësi sot për këtë katrahurë e abuzim?

Askush nuk ka dalë të japë një sqarim. Sepse ky nuk është i vetmi kantier i 5D në Tiranë i lënë përgjysëm. Po ashtu është shëtitorja tek Liqeni i Thatë.

Kush do përgjigjet pra?

Përgjegjës sigurisht është Erjon Veliaj.

Për këto afera në kurriz të njerëzve ai duhet të shkojë sa më shpejt para ligjit dhe të largohet nga zyra që ka turpëruar.

I ftoj qytetarët të bashkohen në protestën para Bashkisë të martën, për të kërkuar drejtësi. Drejtësi për ata, për banorët, për qytetin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco