VIDEO/ Ilda Zhulali: Edi Rama është mbreti i të gjitha zullumeve dhe tani i është tronditur pushteti

21:43, 07/05/2024
A+ Aa A-

 

Ekspertja Ilda Zhulali, njëkohësisht edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës, ka komentuar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV fjalimin e sotëm të Edi Ramës.

Zhulali tha se, Rama është kryezullumqari të cilit sot i është tronditur pushteti.

Sipas saj, nuk është zbuluar sot që Erion Veliaj është i zhytur në korrupsion.

‘Erion Veliaj nuk është zbuluar sot në korrupsion.

Ky lloj niveli i padëgjuar korrupsioni i vjedhjes 100% është një realitet me të cilin përballen të gjithë banorët e Tiranës.

Një vit më parë Belind Këlliçi u përball me censurën dhe vetëm SYRI e transmetonte, por Belind Këlliçi nuk u ndal dhe i çoi në SPAK.

Kjo këmbëngulje e ditë pas ditshme me të gjitha mundësitë edhe pse të kufizuara, kanë arritur që të tronditin pushtetin e Erion Veliajt, që ishte projektuar si vazhdimësi e Edi Ramës dhe e gjithë këtij projekti politik.

Mendoj se është një meritë e opozitës dhe qytetarëve që na u bashkuan në këtë nismë, sepse nuk e bëmë vetëm.

Ne sot dëgjuam përrallat pa mbret nga zullumlandi, ishte mbledhur këshilli i zullumlandit dhe flisnin pa emra, por nuk kishte mbret, sepse mbreti u zhvendos njëherë në perandorinë Osmane, pastaj erdhi te demokracia.

Ky mbreti tani erdhi dhe u ul në zullumland dhe tha do ti pastroj unë të gjitha, por në fakt, ai është mbreti i të gjitha zullumeve dhe është mbreti që i është tronditur pushteti bashkë me zullumqarët e tij të tjerë.

Ai që ishte projektuar si pasardhës i këtij lloj pushteti dhe i kësaj keq qeverisje është tronditur dhe është drejt fundit dhe bashkë me të do të vijë dhe fundi i Edi Ramës’, tha Ilda Zhulali gjatë intervistës së saj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco