Balliu për mbledhjen e PS: Të gjithë në atë sallë kanë afera korruptive në kurriz

Balliu për mbledhjen e PS: Të gjithë në atë sallë kanë afera korruptive në kurriz

21:49, 07/05/2024
A+ Aa A-

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu i ftuar në News24 ka komentuar mbledhjen e jashtëzakonshme të Partisë Socialiste, të zhvilluar ditën e sotme.

Balliu u shpreh se “të korruptuarit nuk luftojnë dot korrupsionin”, duke sulmuar socialistët që ishin në sallën ky kryeministri Rama foli për mbi 2 orë.

Sipas tij të gjithë në sallë kanë në kurriz nga një aferë korruptive, ndërsa tha se reforma në drejtësi e cila u bë për të hetuar politikanët është kthyer në “kamzhik për opozitën”.

“Të korruptuarit nuk luftojnë dot korrupsionin. Kë do bëjë kryetar të komisionit ky, Ndrecën apo Xhaçkën e Himarës. Ky i ka të gjithë hajdutë. Ata gjithsecili në sallë kanë nga një aferë korruptive në kurriz. Reforma në drejtësi ishte për të hetuar politikanë të korruptuar, është kthyer në kamzhik për opozitën. Merr Tahirin 6 muaj, e nxjerr miliarder. Ku janë lekët e inceneratorëve? Edhe gruaja e Veliajt e përfshirë me inceneratorët, ky nuk dinte gjë as për gruan.

Rama sot ka një problem tjetër, duhet të thotë se është gati të japë gjithë këta, vetëm të ruhet vetë. Sot ai thotë, urdhëroni, për drejtësinë e jap Veliajn, por kujdes me mua. Rilindja është një anije që po mbytet. Ky për të zgjatur pushtetin e vetë, do hedhë peshat e rënda që po mbysin anijen. Kush është peshë, Veliaj, ai nuk ka shpëtim. Është e mbyllur.

Pamja ishte qesharake, vetëm ky dhe Fidel Castro flasin nga 2 orë pa ndalim. Këta që nuk i pipëtin zëri për 2 orë e 15 minuta para këtij mendoni se mund të vjedhin pa dijeninë e tij? Këta tani kanë armiq njëri-tjetrin”, u shpreh ai mes të tjerash.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco