Në mbledhjen e partisë së tij, monarku nuk e kapërceu dot nivelin e regjimit të tij

Në mbledhjen e partisë së tij, monarku nuk e kapërceu dot nivelin e regjimit të tij

Nga Ndricim Kulla - 07/05/2024

Edhe sot ai nuk doli dot  nga kufiri i  metalitetit të regjimit. Madje ky mentalitet u duk edhe më i thellë.

Foli për një realitet socialpolitik që nxinë, por që ai e mbuloi me ngjyra.

Në tërë qënien e tij sinori është si gjithmon tek pushteti tij. Po i ke hyrë tek paprekshmëria e pushtetit del jasht kontrollit.

Nxjerr menjëherë thikat agresive të fjalëve të nervovit dhe hazër xhevap të etiketon si armik të sarajit që ai sundon, se armik të tij po e po që të ka.

Po ka mundësi të dëmtoj në vend, jep urdhërat hakmarrëse të monarkut, të shkatërroj dhe të gjunjëzoj, siç e komandon vesi pushtetit. Po nuk ka mundësi në çast pret hakmarrjen e firmës së tij të radhës .

Në mbledhjen me deputetë dhe ministra të Partisë Socialiste dëgjuam një tjetër  të padëgjuar prej tij.

”Shqipëria e djeshme mos o zot, sot është më afër se kurrë me Europën”.- tha shprehimish njëshi  regjimit. Ik e mos  beso po deshe!. Thuaj të kundërtën po guxove. Po se ku gjëndet sot afërsia e Shqipërisë më afër se kurrë me Europën,e di më mire pamja e tij e fshehur mbas propagandës.

E dinë vetëm  fjalët e tij të bojatisura me gënjeshtra propagande.

 Edi Rama me regjimin e tij ka krijuar një kulturë politike që është e denjë vetëm për vëndet diktatoriale të botës së tretë.

Mjaftë arritje që donim t’i bënim më mire, e të kapnim kohën e humbur, i rrafshoi rruspa e arrogancës së autoritarizmit të tij.

Po të radhitësh për një çast, në mënyrë kronologjike të gjitha statistikat, që lidhen me treguesit demokratik, me shtetin ligjor, me rendin, me drogën me pastrimin e parave, me nivelin demokratik të zgjedhjeve të lira; atëhere kthjellohesh më mirë për tymin kontaminues të propagandës autoritariste.

Një paralele perfekte do ishte  me kohën e komunizmit dhe pa aspak teprim, të duket sikur këtë lloj propagande po e mbikëqyr vetë Enver Hoxha.

Paraardhësi i admiruar në subkoshiencën e monarkut të sotëm, kishte aftësira aktori që ta bënte pa turp dhe pa ndrojtje të bardhën të zezë. Dhe për të neutralizuar çdo perceptim të kundërt me atë që thoshte diktatori, apriori iu vërsulej  të gjithë  armiqëve të klasës që mendonte se nuk mendonin afërisht ai. Armiqtë e klasës sot për Edi Ramën, pikë për pikë janë opozitarët e sotëm, ata që janë në misionin e tyre për të ruajtur alternativën ndryshe të demokracisë dhe prosperitetit si pjesë e kulturës  europiane. Prandaj i ka futur në burgje politike, u shkatërron projektet, u mohon vlerat, u rrëmben vulat e partive, u hap procese politike, u kërkon gjurmët nga kanë kaluar dhe në një pushim të shkurtër në prezencë të mediave që ka blerë i shanë dhe i diskriminon. Edi Rama e ka nxjerrë kulturën demokratike dhe politike në Shqipëri nga binarët e saj.

Tek sa dëgjoja fjalën e mbarsur tërë mllef të kryeministrit, m’u kujtuan edhe njëherë taktikat djallëzore të Enver Hoxhës, i cili sa herë që gjëndej në vorbullën e një krize  të brëndshme dhe të jashtëme  ushtronte terror psikologjik mbi tërë realitetin shoqëror të Shqipërisë së varfër dhe të braktisur nga perendimi. Edhe sot i biri etërve të komunizmit po ushtron të njëjtat taktika djallëzore kundra kundërshtarëve politik. Përroi psiqik i fjalorit të tij me të cilin ai emërton opozitën, gjëndet në nivelin e regjimit që ka krijuar. Ai edhe kësaj radhe  në mbledhjen e asamblesë së partisë së tij nuk e kapërxeu dot vrerin e nivelit të këtij regjimi.

Shqipëria e djeshme “mos o zot“  dhe Shqipëria e sotme me qeverisjen e tij më afër se kurrë me imazhin europian  të cilin kryeministri e ka pretenduar edhe  sot, është një gënjeshtër me bisht të gjatë nga mbrapa, që përveçse atyre që kanë bërë një kompromis me regjimin nuk ka njeri të gjallë që mund ta besoj mbi dhe .

 E pse po ikin atëhere  njerëzit nga ky vend i bukur ?

Pse ikin njerëzit e ditur, të arsimuar dhe profesionalizuar, që punuan dhe kontribuan dekada të tëra në këtë vend ?

Pse ikin një nga një pa u ndjerë ata që lanë gjurmë me punën krijuese, shkencore, teknike dhe kulturore? Sepse regjimi po ua bën të pa mundur jetesën normale nën tmerrin dhe agresionin e luftës së klasave dhe patronazhistëve.

Poshtë kanavacës së tij gjëndet Shqipëria e traumëzuar dhe e kamufluar. Gjëndet realiteti shoqëror me tërë dramacitetin e tij që e karakterizon, i cili po i detyron këta njerëz të marrin rrugët dhe të ikin nga vëndi ku kanë lerë. Propaganda, si specialitetit i tij dhe dhuntia “mbresëlënëse” për t’i tjetërsuar gjërat, po mbulojnë në mënyrë sistemike me bojra shumëngjyrëshe të gjitha copat tragjike të këtij realiteti. Shqipëria poshtë kanavacës së piktorit kryeministër rënkon. Rënkon nga vuajtjet, padrejtësitë, lufta klasore, kontrasti shoqëror dhe mungesa e prespektivës.

Ai flet paturpësisht për imazhin e Shqipërisë europiane. Po ku është kultura dhe arsimi i saj? Ku është shteti ligjor i saj? Ku është drejtësia sociale e saj? Ku është kultura politike e pluralizmt të saj, kur lideri opozitës Sali Berisha është në arrest politik?

Ku është niveli i prestigjit demokratik, kulturor dhe politik i Shqipërisë, e cila po ecën vetëm  mbrapa   edhe në raport me procesin e integrimit, ndërsa sot duhej të ishte vënd antarë i Bashkimit Europianë, në raport me prespektivën që lanë arritje të tilla të mëdha, si Nato, pragu i vëndit kandidat, heqja e vizave etj etj.

 Edi Rama edhe sot në takimin me deputetët dhe ministrant e PS mbeti subjekt i një krahasimi të ashpër. Aq më shumë kur bëhet fjalë për imazhin europian dhe ndërkombëtar të Shqipërisë.

Ai  është në të njëjtin nivel me personazhin përrallor Pinocchio. Plus një karikaturë e tij me një hundë Pinoku. Akuza kryesore: Me këtë kryeministër “fjala dhe realiteti janë shkëputura”.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco