Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Pse po sulmohen mediat nga mazhoranca socialiste?

KAFE SHQETO/ Strazimiri: Korrupsioni ka blerë heshtjen e ndërkombëtarëve

10:17, 23/04/2024
A+ Aa A-

I ftuar ne emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO sot ishte anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri. Ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike pas reportazhit te RAI3.

Flavio Qarri: Si u ndjeve personalisht, politikisht kur pe programin e RAI3?

Gent Strazimiri: Besoj si shumë të tjerë. Të them të drejtën, asgjë nuk ishte e re për opinionin publik, nga ato që tha RAI3, habia ishte në këtë heshtje mediatike, të ambientit mediatik shqiptar, si është e mundur ta thotë dikush tjetër, ta thotë me këtë qartësi atë që gjithë njerëzit e dinë, që e thonë nëpër kafe dhe pak televizione e gazetarë, ku bën pjesë edhe ky i juaji, kanë guximin ta thonë. Ajo që më bëri përshtypje është fakti që jo çka tha gazetari në reportazhin e tij. Është ajo që nuk tha. Korrupsioni qeveritar, lidhjen e qeverisë shqiptare me krimin e organizuar. Faktin që tashmë është mafia, sepse kjo është mafia në fakt, krimi i organizuar i lidhur me politikën që shkëmbejnë favore me njëri – tjetrin. Ajo që mbetet është qëndrimi i ndërkombëtarëve ndaj kësaj situate. Në qoftë se një gazetar i një televizioni si RAI3, i cili nuk është as RAI1 pse RAI2, është sigurisht një televizion brenda grupit të madh RAI, është një televizion i vogël, ekskluzivisht për të shprehur mendimet  dhe qëndrimet e opozitës së majtë italiane, veçanërisht të ekstremit të majtë. Kështu ka qene gjithmonë.

Vjen një gazetar dhe për tre - katër javë i lidh të gjitha fijet e kësaj telenovelës shqiptare, i bën publike dhe informacioni është i bollshëm, është i qartë, është i pastër kristal si drita e diellit. Pyetja është, ambasadat në Tiranë që thuhet se janë edhe qendra shërbimesh, që kanë rrjetin e tyre informativ në këtë vend, i dinë se me kë kanë të bëjnë, veçanërisht ambasada italiane. Trupi diplomatik në Tiranë, i cili ngeli duke dhënë tituj kalorësish për këta që përmend reportazhi, mbrojtësit apo ndërlidhësit e krimit të organizuar me politikën në Shqipëri. E dinë ambasadat, e trupi diplomatik se kë po dekoron, se kë po vlerëson? Kë vendos ne piedestalin e miqësisë midis marrëdhënieve dypalëshe apo shumëpalëshe. Kjo është interesante dhe tregon më së shumti korrupsionin e tejpërhapur. Nuk bëhet fjalë më këtu, siç e tha Departamenti i Shtetit, për të gjithë nivelet e qeverisjes në Shqipëri. Por ky është një korrupsion ndërkombëtar. Kanë blerë heshtjen e tyre e me sa duket kanë blerë edhe dekoratat e tyre, vlerësimet e tyre. Dhe bëhet fjalë për vende shumë demokratike, vende me një demokraci të konsoliduar nga të cilat ne presim të na tregojnë se cilat janë standardet dhe si duhet të jemi. Mendoj se kjo është gjëja që më bëri me shumë përshtypje dhe që në fakt edhe më dha trishtim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco