Silva Caka: Pasi PL nxjerr programin, kujtohet ‘Rilindja’ që ka 11 vjet në pushtet dhe organizon tavolina

Silva Caka: Pasi PL nxjerr programin, kujtohet ‘Rilindja’ që ka 11 vjet në pushtet dhe organizon tavolina

18:17, 03/05/2024
A+ Aa A-

Sekretarja e Marrëdhënieve me Publikun në PL, Silva Caka, ka ironizuar qeverinë socialiste, në lidhje me politikat për bujqësinë.

‘Vetëm pasi Partia e Lirisë nxjerr programin e saj për mbështetjen dhe rigjallërimin e bujqësisë në Shqipëri, del Rilindja dhe organizon tryeza, kinse do dëgjojë bujqit dhe blegtorët për të hartuar politika. Po Rilindja ka 11 vite në qeverisje dhe bujqësia e blegtoria nuk kanë parë asnjë suport nga këta të pangopur!!!’, shkruan Caka në Facebook.

Postimi i plotë:

Ky status i dedikohet vetëm Anila Denajt, se Delinës nuk i dihet, shumë thika vërdallë

Vetëm pasi Partia e Lirisë nxjerr programin e saj për mbështetjen dhe rigjallërimin e bujqësisë në Shqipëri, del Rilindja dhe organizon tryeza, kinse do dëgjojë bujqit dhe blegtorët për të hartuar politika.

Po Rilindja ka 11 vite në qeverisje dhe bujqësia e blegtoria nuk kanë parë asnjë suport nga këta të pangopur!!!

Këta që e katandisën Shqipërinë në një vend që vetëm importon se prodhimi dhe eksporti po zhduken nga fjalori i shqiptarëve!?

Këta që i vodhën si derrat fondet e IPARD-it e që i çuan tek inceneratorët!?

Këta që i shpërndanë fondet e IPARD-it tek drejtorat dhe familjarët e tyre!?

Aman kur bëni sikur i dëgjoni e sikur ju interesojnë bujqit e blegtorët; hajde bëni ca foto për rrjete sociale, se në fund prapë do kërcasë dajreja në fushatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco