SYRI TV/ Këlliçi: Veliaj themeloi biznesin e plehrave në 2015, firmosi kontratë për riciklimin

18:33, 03/05/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka publikuar të tjera fakte, që thellojnë skandalin e inceneratorit të Tiranës dhe  implikimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, në biznesin e plehrave. Në një deklaratë nga selia blu, anëtari i kryesisë së PD, Belind Këlliçi, zbardhi skemën, që nis në vitin 2015, kur veliaj erdhi në bashki dhe përmes firmës së tij, lidh marrëveshje, për biznesin e riciklimit, me një kompani, që administrohej nga Redi Molla, ish drejtori I ujësjellesit në bashkinë e Tiranës dhe vijon më pas me themelimin e kompanisë Eko Tirana, nga bashkia Tiranë dhe AMIA Verona, e cila  rezulton se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta.

Më tej Këlliçi deklaroi se të gjitha kontratat e bashkisë së Tiranë për riciklimin e mbetjeve që konkretizohen me dhenien me konçension të  shërbimit për depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës, kanë arritur shifren e 150  milionë eurove, në një kohë që inceneratori I Tiranës nuk ekziston. 

Anëtari i kryesisë së PD, paralajmëroi se do të bëje publike, të tjera fakte për aferën e ECO Tiranës, ndërsa i bëri thirrje SPAK, të veprojë, duke e cilësuar këtë si provën e zjarrit, për strukturën e posaçme antikorrupsion.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco