VIDEO-Zgjedhjet e 2025, 'peng' i votës së diasporës/ Burimi: Rama nuk e do votën e emigrantëve

17:01, 03/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi deklaroi se mungesa e votës së Diasporës në zgjedjet e 2025-ës mund ti çojë këto votime në kaos.

Në një lidhje me Skype për edicionin e pasdites në SYRI TV, Burimi u shpreh se kryeministri Rama nuk e dëshiron votën e Diasporës, teksa tha se në Shqipëri ka mungesë të analizave prospektive.

"Çështja e votës së Diasporës nuk po i motivon në mënyrë radikale partitë politike. Të gjithë për sy e faqe thonë ‘jam dakort’. Kemi po ashtu  një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e bën të detyrueshëm votimin e diasporës për zgjedhjet e ardhshme të 2025-ës. Sipas gjasave, nëse nuk ndodh gjë Rama i merr prap zgjedhjet me manipulime.

Kjo mangësi ulëritëse sot, nesër do të shfrutëzohen me shumë mundësi nga parti që nuk kanë interes të njohin zgjedhjet.

Në Shqipëri nuk kemi shumë analiza prospektive siç kemi në perëndim" tha Burimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco