Shkëlzen Berisha: Nuk jam takuar kurrë me Erion Veliajn! Neveris shpifjet!

Shkëlzen Berisha: Nuk jam takuar kurrë me Erion Veliajn! Neveris shpifjet!

18:11, 03/05/2024
A+ Aa A-

Shkëlzen Berisha ka reaguar me një mesazh në rrjetin social Facebook, në lidhje me aludimet për një takim të tijin me Erion Veliajn.

Në reagimin e tij, Shkëlzen Berisha shkruan se, kjo deklaratë është një trillim i vërtetë, pasi siç shkruan ai, nuk është takuar kurrë me Erion Veliajn.

Reagimi i plotë i Shkëlzen Berishës:

Sot lexova për një trillim të përcjellë në një studio televizive për gjoja një takim timin me Erion Velinë para shumë vitesh.

Së pari sado qesharak pretendimi, në respekt të vërtetës dhe të opinionit më duhet të sqaroj se nuk jam takuar KURRË me personin në fjalë ASKUND dhe ASNJËHERË.

Me Erjon Velinë me lidh vetëm neveria ndaj shpifjeve të adresuara nga ai ndër vite, ndaj meje, fëmijëve dhe familjarëve të mi.

Së dyti pavarësisht neverisë ndaj personit në fjale, dëshiroj që emri im të mos përdoret si instrument në luftën e brendshme të grupeve e klaneve në pushtetin e kalbëzuar të Edi Ramës, që sot e gjithë ditën, helmojnë dynjanë duke spiunuar e shpifur për njëri-tjetrin!

Së treti ky sqarim bëhet dhe për ata pseudo opozitarë që mungesën ULËRITËSE të reagimit ndaj vjedhjes se 160 milionë eurove në aferat e inceneratorëve dhe kompanisë 5D, kërkojnë dëshpërimisht ta fshehin e justifikojnë pas çdo trillimi e shpifje për të bërë opozitën e opozitës për llogari të pushtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco