PD apel autoriteteve italiane: Merrni masa sigurie ndaj ekipit të gazetarëve RAI3, mafia e Ramës mund ti sulmojë

PD apel autoriteteve italiane: Merrni masa sigurie ndaj ekipit të gazetarëve RAI3, mafia e Ramës mund ti sulmojë

17:33, 26/04/2024
A+ Aa A-

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3” për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama.

Përmes një deklarate, PD e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porositë ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte.

Sipas deklaratës, dokumentari i Rai 3 për Shqipërinë paraqet me dokumenta lidhjen direkte me mafien e drogës të Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa të emëruar në atë detyrë vetëm që Rama të ndërtonte në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

“Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre”, thuhet në deklaratë.

Deklarata e PD

Apel drejtuar autoriteteve ligjzbatuese italiane

Pas transmetimit të “Report Hot Spot Albanese”nga RAI 3, i Sigfrido Ranuçi dhe Giorgia Mottola në të cilin gazetarë të guximshëm paraqitën me fakte e dokumenta të pakundërshtueshme lidhjet e vërtetuara me eksponentë të njohur të mafies të Engjëll Agaçit, Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, eminenca gri e pushtetit okult të Edi Ramës, dhe lidhjen e vërtetuar të Olsi Ramës, vëllait të Edi Ramës me bosët e grupit të Xibrakës me të cilët Olsi, sipas vëzhguesve të policisë, kishte marrë pjesë në dhjetra takime dhe udhëtime. Në të gjitha këto takime dhe udhëtime, policia ndonëse e njihte shumë mirë Olsin, e regjistronte si ‘anëtari i panjohur’.

Olsi Rama me makinën e këtij grupi, me targë AA653DM sipas sistemit TIMS, kishte kaluar kufirin 18 herë, dhe në të gjitha rastet ishte provuar se ‘anëtari i paidentifikuar’ që ndiqej nga policia ishte Olsi Rama. Por në një kohë kur drejtuesit e tjerë të grupit u arrestuan, Olsi Rama i mbrojtur nga vëllai i tij Edi Rama, nuk u thirr kurrë në pyetje.

Dokumentari i Rai 3 për Shqipërinë paraqet me dokumenta lidhjen direkte me mafien e drogës të Ministrave të Brendshëm të Edi Ramës, Sajmir Tahiri dhe Fatmir Xhafa të emëruar në atë detyrë vetëm që Rama të ndërtonte në Shqipëri narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë.

Nga dita e shfaqjes së dokumentarit deri sot, Edi Rama duke e ditur se asnjë provë përvëluese nuk kundërshton dot me Gjykatë, ka ndërmarrë një sulm agresiv me kërcënime, sharje dhe shpifje kundër gazetarëve italianë dhe kolegëve të tyre shqiptarë, që kanë komentuar përmbajtjen e dokumentarit të RAI 3.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe lidhjet me mafien, drogën dhe krimin të klanit mafioz Rama, në krye të qeverisë dhe dënon gjithashtu me forcë fushatën e sulmeve, shpifjeve dhe kërcënimeve ndaj gazetarëve italianë dhe shqiptarë që ia thonë të vërtetën publikut të vendeve të tyre.

Partia Demokratike iu bën thirrje autoriteteve italiane të marrin masat më të forta të sigurisë për gazetarët e ekipit të “Report RAI3”  për t’i mbrojtur nga ndonjë sulm plotësisht i mundeshëm hakmarrës i mafies shqiptare që kontrollohet nga Edi Rama, sikundër e siguron Edi Ramën se do përgjigjet personalisht për çdo sulm që mund të porosite ndaj gazetarëve guximtarë që denoncojnë lidhjet e tij mafioze dhe veprat e tij okulte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco