Berisha: Tragjedia e Shkodrës një akt akuze e tmerrshme e narkoshtetit!

Berisha: Tragjedia e Shkodrës një akt akuze e tmerrshme e narkoshtetit!

13:52, 07/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me tragjedinë në Shkodër të nënës me tre femijë, Alma Arrazit.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha thekson se kjo tragjedi është një akt-akuzë e tmerrshme e narkoshtetit.

‘Dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit ndaj dhunës së egër që ushtrohet ndaj grave në Shqipëri, viktimë e të cilës është Alma dhe vogelushët e saj të pafajshëm’, shkruan Berisha.

Postimi i plotë:

Tragjedia e Shkodrës një akt akuze e tmerrshme e narkoshtetit!

Miq, tragjedia e nënës me tre femijë, Alma Arrazit, që duket se ka zgjedhur suicidin e vetë dhe infanticidin e bijëve të shpirtit të saj, tre fëmijëve, është një ngjarje e padëgjuar më parë. Nga qëmtimet e shumta të mediave dhe deklaratat e personave që e kanë njohur del i qartë trajtimi i vazhdueshëm shtazor nga bashkëshorti i saj dhe ndaj fëmijve të saj.

Së pari shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet më të ndjera familjarëve të Almës, por gjithashtu dënoj me forcën më të madhe indiferencën kriminale të narkoshtetit ndaj dhunës së egër që ushtrohet ndaj grave në Shqipëri, viktimë e të cilës është Alma dhe vogelushët e saj të pafajshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco