Lajmi i fundit

Babai 82 vjeçar në Lushnje, plagos vajzën dhe më pas vret veten

Strazimiri i përgjigjet Ramës/ Një vend anëtar i NATO-s nuk negocion me delinkuentët ordinerë a politikë qofshin

Strazimiri i përgjigjet Ramës/ Një vend anëtar i NATO-s nuk negocion me delinkuentët ordinerë a politikë qofshin

14:33, 07/05/2024
A+ Aa A-

Nga Gent Strazimiri/

Kur u vjen fundi, gjithmonë kërkojnë bashkëpunim, vëllazërim, flasin si evropianë, euro-atlantikë, euro-amerikanë...

Por, meqë qenka veshur (si rrallë herë) me kostum e kravatë, dhe për më tepër fjalimin e paska patur të shkruar e përgatitur me kujdes që më parë, duket se e ka seriozisht!

Po seriozisht i duhet dhënë përgjigjia:

* Shqipëria, për shkak të betejave me ty, personalisht, të kësaj opozitës së sotme, ka 34 vjet që është në rrugën e "shtetbërjes evropiane" dhe 15 vjet që është anëtare e NATO-s!

Për këtë arsye ka 15 vjet që edhe sikur të donte, nuk i lejohet të negociojë e as "të bëhet bashkë" me terroristë, kriminelë e banda të çfarëdo lloji qofshin, veçanërisht të atij llojit "politik"!

Asnjë shtet evropian nuk është "shtetbërë" me negociata apo duke "u bërë bashkë" me delinkuentët ordinerë a politikë qofshin por, duke u treguar vendin atyre e, duke ruajtur kujtimin e asaj ngjarjeje që askush më të mos guxojë ta përsërisë.

Kaq e thjeshtë është!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco