KLGJ bllokon ‘Dekriminalizimin’ e Irena Gjoka, shkel afatet ligjore për verifikimin/ Protothema: Gjyqtares iu ndalua hyrja në Shengen

KLGJ bllokon ‘Dekriminalizimin’ e Irena Gjoka, shkel afatet ligjore për verifikimin/ Protothema: Gjyqtares iu ndalua hyrja në Shengen

14:13, 07/05/2024
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë Gjyqësor po bllokon verifikimin për Dekriminalizimin e gjyqtares së posaçme, Irena Gjoka, për të cilën Gazeta greke “Protothema” ka publikuar vendimin që gjykata e Janinës i ka ndaluar asaj hyrjen në zonën “Shengen” për 10 vjet.

Gjatë muajve të fundit, media të ndryshme në Greqi, kanë publikuar informacione për të shkuarën problematike të Irena Gjokës.

Së fundmi, “Protothema” raportoi se Irena Gjoka, e cila më herët ka mbajtur mbiemrin Spata, ka hyrë në Greqi me pasaportë të falsifikuar si vorio-epirote dhe për këtë shkelje është penalizuar për “falsifikim dokumentash”.

Gjyqtarja Gjoka nuk e ka deklaruar këtë detaj në formularin e “Dekriminalizimit”.

Partia Demokratike në opozitë, në 4 Prill 2024, iu drejtua Prokurorisë së Përgjithshme që të kryejë një verifikim të thelluar për Irena Gjokën, në kuadër të ligjit për integritetin e zyrtarëve.

Prokuroria e Përgjithshme, bazuar në parashikimet ligjore, në 19 Prill 2024, i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor, që të kryejë verifikimin paraprak dhe më tej t’ia përcjellë sërish institucionit kryesor të Akuzës për të kryer kontroll pranë autoriteteve të huaja.

Ligji për “Dekriminalizimin” parashikon se “Organi kompetent është i detyruar që t’i kërkojë brenda 5 ditëve Prokurorisë së Përgjithshme verifikimin e të dhënave sipas këtij ligji”.

Referuar të këtij parashikimi ligjor, Këshilli i Lartë Gjyqësor kishte detyrimin që të kryente verifikimin paraprak dhe, më tej, bazuar në të dhënat e bëra publike, të kërkonte nga Prokuroria e Përgjithshme verifikim të thelluar për Irena Gjokën brenda 5 ditëve, pra, maksimalisht në 26 Prill, duke përjashtuar pushimet e fundjavës.

Një ditë pas marrjes së kërkesës nga Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ kthen një shkresë, në të cilën nuk jepen rezultate për verifikimin, por vetëm shprehet angazhimi i institucionit që qeveris gjyqësorin se do të respektojë afatin ligjor 5-ditor.

Por, edhe aktualisht, kur kanë kaluar më shumë se tre javë nga përfundimi i afatit ligjor, burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme deklarojnë se ende nuk kanë marrë kërkesën nga Këshilli i Lartë Gjyqësor për vijimin e procesit të verifikimit për Dekriminalizimin e Irena Gjokës, duke bllokuar në këtë mënyrë të gjithë procedurat e mëtejshme.

Këshilli i Lartë Gjyqësor e ka kthyer në një traditë aspak positive mbrojtjen e gjyqtares Irena Gjoka. Në 4 mars të këtij viti, KLGJ publikoi një reagim, të mbushur me frymë politike, në të cilën sulmonte liderin e opozitës, Sali Berisha, për kritikat e tij ndaj gjyqtares me tre mbiemra Irena Gjoka, Maneku, Spata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco