Burri i ministres i plagosi me thikë vartësin/ Paloka: E zhgërryer në korrupsion! Skandali i radhës për të mbuluar tjetrin

Burri i ministres i plagosi me thikë vartësin/ Paloka: E zhgërryer në korrupsion! Skandali i radhës për të mbuluar tjetrin

19:07, 26/04/2024
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbajtur të fshehtë, e cila ka ndodhur 5 muaj më parë, ku Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj (ish-ministre e Financave), ka goditur disa herë me thikë drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK).

Në postimin e tij në Facebook, Paloka thekson se fshehja e krimit nga policia dhe prokuroria vërteton se edhe më e humbura mes atyre që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama, është e zhgërryer në llumin e korrupsionit.

Sipas Palokës, ‘njësojë si në të gjitha rastet e tjera kur “të mëdhenjtë” janë kapur në flagrancë, ka vetëm një mënyrë për “të shpëtuar”, skandali i rradhës për të mbuluar tjetrin’.

Postimi i plotë:

E nxorren nga sirtaret nje prej skandaleve qe e kishin fshehur. Burri i ministres ka qelluar me thike nje drejtor ne varesi te gruas se tij, sepse ai nuk leshonte postin qe burri i ministres e donte per mikun e tij. Policia dhe prokuroria e fshehen krimin me qellim. Kjo verteton se dhe me e humbura mes atyre qe ka zgjedhur Rama , eshte e zhgerryer ne llumin e krimit e korrupsionit.

Po ka me shume ne kete rast. Si ne gjithe rastet e tjera kur “te medhenjte” jane kapur ne flagrance ka vetem nje menyre per “te shpetuar”, skandali i rradhes per te mbuluar tjetrin. Keshtu per te hequr nga vemendja 5D e Veliajt dhe denoncimin e RAI 3 per Ramen, u nxorr nga pluhuri nje nga skandalet e fshehura nga “policia qe duam” dhe drejtesia “e reformuar”…!Njgjarja ka ndodhur ne nentor 2023 po eshte fshehur nga gjithe institucionet ne dijeni, sigurisht me urdher nga lart. Tani nga po ata hidhet ne media qellimisht.

Le ta haje ministri i rradhes ( jo se nuk e meriton) se koka turku gjejme sa te duam. Po me shpresen qe do harrohen dy kokat e kucedres.

Tani car.bolat e kane marre detyren…!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco