DASH shkarkon Gabriel Escobar-in/ Nga mesi i majit s’do të jetë më emisar për rajonin

DASH shkarkon Gabriel Escobar-in/ Nga mesi i majit s’do të jetë më emisar për rajonin

08:30, 05/05/2024
A+ Aa A-

Gazetari dhe korrespodenti i Al Jazeera Balkans në Uashington, Ivo Puljic, pretendon të ketë mësuar nga burime jozyrtare në Departament amerikan të shtetit, se që nga mesi i muajit Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobar, nuk do të jetë më në atë post si emisar për Ballkanin Perëndimor.

“Nga mesi i këtij muaji Gabriel Escobar nuk do të jetë më zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë apo i dërguar për Ballkanin Perëndimor, mësova jozyrtarisht në Departamentin e Shtetit. Mesa duket ai do të propozohet për një nga postet ambasadore. Ku?”, ka shkruar në rrjetin e tij në “X”.

 

 

Pretendimi i Puljic është transmetuar gjerësisht në mediat malazeze edhe si "AntenaM".

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco