Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Presidenti Begaj uron besimtarët Ortodoksë: Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën

Presidenti Begaj uron besimtarët Ortodoksë: Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën

08:32, 05/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj uroi sot besimtarët ortodoksë shqiptarë për Pashkën.

Bashkë me urimin për Pashkë të bekuara e të gëzuara kreu i shtetit përcolli mesazhin e bashkimit dhe mbështetjes së njëri-tjetrit në nevojë, duke shpërndarë besim dhe optimizëm në shoqërinë shqiptare.

Mesazhi i plotë i Presidentit të Republikës për Pashkët:

“Gëzuar Pashkën, ditën e besimit dhe të shpresës për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë! Kjo festë e shenjtë përbashkon sot kudo te gjithe besimtaret ortodoksë.

Pashkët na ftojnë të kemi besim e të jemi shpresëplotë për jetën.

Të mbështesim vëllazërinë, miqësinë e shoqërinë në të mirë e në të keq.

Pashkët simbolizojnë dritën e jetës, ngadhnjimin e jetës mbi vdekjen.

Qirinjtë që besimtarët ortodoksë marrin nga flaka e kandilit në kishë dhe e çojnë në shtëpitë e tyre sonte kanë marre me vete shpresën, besimin dhe optimizmin për një jetesë të paqtë, të gëzuar e plot shëndet.

Ringjallja e këtyre tre elementeve është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.

Pashkë të bekuara e të gëzuara për të gjithë besimtarët ortodoksë shqiptarë kudo po i festojnë”!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco