VIDEO/ Thirrja e ‘Piranjave’ për profesionistët e lirë: Po ju bëhet një padrejtësi, reagoni

21:27, 24/05/2024
A+ Aa A-

 

Unë jam ERALDO,

Në vendin tim sot duhet të ishte dikush tjetër, por ai ka zgjedhur të mos flasë. Po i bëhet një padrejtësi, por mendon të qëndrojë në hije.

Por padrejtësia ndonjëherë nis nga vetja jonë. A mund të qëndrojmë të heshtur ne si shoqëri kur shohim se si shkelemi përditë? Kur dëgjojmë për mikun tonë, të afërmin apo komshiun? Shumica prej nesh ka zgjedhur të mos flasë as për veten.

Ndaj për arkitektin që na ka nisur një ankesë po flas unë.

Ofroj shërbime profesionale. Vitin e shkuar arrita që të nga puna ime të siguroj 18 mijë euro, 2 mijë ishin shpenzime dhe fitova 16 mijë. Paga mujore që arrita të siguroj për veten ishte 1330 euro.

Shteti mendon se unë fitoj shumë, ndaj ka vendosur që këtë vit të më tatojë dhe të mbajë çdo muaj 200 euro taksë. Megjithëse çmimet janë rritur, shpenzimet mujore po e po, paga ime tashmë do të jetë 1130 euro.

Sigurisht nëse jam me fat që të mbaj klientët.

Punoj çdo ditë 10 orë dhe ndonjëherë dhe fundjavave. Askush nuk do t’ia dijë nëse sëmurem, sepse nëse nuk punoj, nuk paguaj dot as shpenzimet e mjekimit.

Sot po më bëhet një padrejtësi. Edhe nëse do të isha i punësuar, taksa do të ishte 134 euro në muaj dhe jo 200. Pushimet vjetore për një muaj do të ishin të paguara dhe po ashtu dhe ditët e festive zyrtare.

Tashmë më duhet të largohem, të vrapoj për të gjetur klientë që të arrij të mbijetoj.

Unë jam … KAMILA

Këtu sot duhet të ishte një avokate, por e ka të vështirë të flasë.

Historinë e saj do e tregoj unë.

Një vit më parë nuk paguaja taksa, një lehtësi fiskale që erdhi me politikën për mbështetjen e biznesit pas pandemisë. Na ndihmoi por nuk na pasuroi. Çmimet u rritën shumë në vitin 2022 dhe një vit më parë. Por ia dola. Me shumë punë, por besoj se ia dola.

Nuk paguaja tatim mbi fitimin, por sigurimet shoqërore çdo muaj nuk janë pak, as taksat vendore të bashkisë apo tarifa të tjera.

Sot më kërkohet të paguaj çdo muaj 310 euro tatim fitim. Të ardhurat që realizova vjet ishin 29 mijë euro. 4200 euro ishin shpenzime për qiranë, taksat, letrat, ujin, dritat. Fitova 24 mijë e 800 euro ose 2060 euro në muaj.

Nuk e kuptoj ku është qëllimi i kësaj takse. Unë nuk e di sa do të fitoj këtë vit? Tatimet më kanë dërguar shkresë dhe më kërkojnë të paguaj 310 euro në muaj, kur në shkurt për shembull unë nuk kam patur fare punë!

Cili është kuptimi të paguaj 3700 euro taksë në vit kur na u premtua taksa 0? Kur përpara taksës 0, tatimi ishte 10%, e më pas 5%? Përse rritet taksa kaq shumë, 15 % për disa dhe 23% për të tjerë? Paguaja më pak 10 vite më parë…

Të gjitha këto kosto unë i kam përfshirë te çmimet. Nuk kam çfarë të bëj tjetër sepse nuk ia dal dot ndryshe. Shpresoj të mos mbyll aktivitetin dhe të shkoj të punoj në zyrat e mëdha që kanë sot shumicën e tregut.

Unë jam JONIDA…

Po flas për një inxhinier softëeri.

Punoj remote nga shtëpia, sepse klientët e mi nuk janë këtu. Mua ky vend nuk më ka dhënë ndonjë gjë, përkundrazi vetëm kam dhënë dhe kam sjellë.

Në vend që të rrija në shtëpi dhe të merrja ndihmë nga shteti, punoj me klientë të huaj. Për vite me radhë në Shqipëri nuk kam gjetur punë. Isha kamarier në jug në muaj e verës, nuk më jepnin sigurimet shoqërore dhe as asistenca nuk më dilte.

Sot jam mirë. Faturoj në vit 60 mijë euro, por dhe shpenzimet i kam patur të larta. Kompjuter, energji elektrike, pajisje të shumta që nuk i kam deklaruar si fatura sepse ekonomisti më tha se tatimi është zero dhe nuk bën ndryshim nëse i dërgoj faturat e shpenzimeve.

Shoh që më ka ardhur një vlerësim nga drejtoria e Tatimeve për të paguar tatim fitimi 687 euro në muaj dhe më janë llogaritur vetëm shpenzimet e sigurimeve, tarifave dhe energjisë. Unë këtë vit kam blerë pajisje të reja, nuk më ka pyetur dhe as i ka llogaritur kush…

Një vit më parë fitoja 55 mijë euro në vit, 5 mijë ishin shpenzime. Taksohesha 0. Sot më kërkojnë 8250 euro taksë. Kjo është rroga e dy muajve. Dy muaj unë duhet të punoj për shtetin.

Përse unë duhet të tatohem kaq, kur një biznes tjetër që shet dhe nuk punon nuk tatohet fare? Përse nuk venë një taksë të njëjtë dhe të përballueshme për të gjithë? Unë po sjell para në Shqipëri, po i shpenzoj në Shqipëri dhe kërkojnë të më largojnë?

Po shoh mundësinë që të hap biznesin në Kosovë ose diku tjetër. Në Kosovë tatimi është 9%, këtu 15% dhe po të siguroj më shumë të ardhura bëhet 23%!

Dhe përse nuk më llogaritin shpenzimet e këtij viti, përse marrin si referim xhiron e vitit të shkuar dhe thonë se do t’i kthejnë vitin që vjen? Çfarë po bën shteti po më merr mua para borxh pa interes? Njoftimi më ka ardhur tani vonë, dhe brenda qershorit duhet të derdh 4 këste, ose 2748 euro. Nuk po më lenë rrugë tjetër, por të largoj biznesin tim që këtu…

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco