VIDEO/ 'Të shitur te grekët, rusët e serbët…’, Piranjat nën sulmin e militantëve

21:40, 24/05/2024
A+ Aa A-

Javën e kaluar ne publikuam investigimin e realizuar në Athinë, aty ku kryeministri Edi Rama mbajti mitingun e parë me diasporën. Publikimet tona shkaktuan një ‘tërmet’ të vërtetë, pasi pati dorëheqje ‘vullnetare’ siç ishte drejtori i Teatrit ‘Bylis’, Klajdi Marku dhe gafa nga kryebashkiakët.

Investigimi ynë nxori në pah numrat e vërtetë të administratës që ishin organizuar për mitingun e kryeministrit tone. Kjo bëri që ndaj emisionit dhe gazetarit Eraldo Harlicaj të lëshoheshin një lum ofendimesh dhe akuzash.

Kishte prej atyre që na akuzonin për montazhe, prej atyre që na ofendonin, madje arriten deri në atë pike që na akuzuan dhe për shitje te grekët, rusët, e deri te serbët madje.

Nuk është hera e pare që përballemi me sulme, e tillë ishte situata dhe në tetorin e 2022, kur realizuam një reportazh në Bularat, në përvjetorin e të ashtëquajturit ‘hero’ të grekëve, Kostandin Kacifas.

Atëherë ishim patriotë për shqiptarët, ndërsa nacionalistë për grekët, ndërsa e kundërta ndodhi me investigimin e mitingut të Ramës, ku për një pjesë të madhe të militantëve dolëm si ‘tradhtarë kombi’.

I njëjti emision dhe i njëjti gazetar që shihet me optika kaq të ndryshme, por kjo na bën të kuptojmë se po bëjmë një punë të kënaqshme. Piranjat kanë dy vite në tregun mediatik shqiptar dhe e vërteta është e panegociueshme për programin tonë. Nuk pranojmë të ngjyrosemi dhe as të bëhemi pjesë e lojërave fallco të një patriotizmi të shtirur.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco