Vota e turpit të PS, historia nuk do ta harrojë

Vota e turpit të PS, historia nuk do ta harrojë

22:17, 24/05/2024
A+ Aa A-

Nga Tritan Shehu

12 Maj 2022, kjo maxhorancë midis “haresë” dhe entusiazmit revolucionar rrëzon Rezolutën e deputetëve të PD për të njohur e dënuar genocidin serb në Srebrenicë.

Për të shpallur 11 Korrikun si ditë përkujtimore të atij genocidi.

Dje ishte Asambleja e OKB që me shumicë votash votoi Rezolutën për njohjen e dënimin e genocidit serb në Srebrenicë.

Shpalli 11 Korrikun si ditë përkujtimore për atë genicid.

Ndërkaq përsëri Rama, me po këtë maxhorance vazhdon të mbajë të bllokuar Rezolutën tonë për njohjen e dënimin e genocidit serb në Kosovë.

Me kërkesën ndaj Qeverisë së Shqipërisë për të asistuar Kosovën në rrugetimin e vështirë, për të pregatitur e dorëzuar dosjen përkatëse pranë institucioneve ndërkombëtare.

Përsëri për turpin e saj kjo maxhorancë i kundërvihet kësaj inisiative.

Siç duket edhe në këtë rast do të jenë më të shpejtë ndërkombëtarët a vende të tjera ta realizojnë këtë veprim të drejtë e dobiprurës.

Njollë tjetër turpi kjo për Kuvendin tonë…

Bashkëngjitur janë fotot e atij votimi turpi në Kuvend, rezoluta e rrëzuar për Srebrenicën, ajo e bllokuar për Kosovën si dhe votimi në OKB.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco