Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët, tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

DOKUMENTI/ A mund ta hetojë veten Milva Ekonomi për 'sterilizimin'?

DOKUMENTI/ A mund ta hetojë veten Milva Ekonomi për 'sterilizimin'?

10:04, 13/06/2024
A+ Aa A-

Deputetja e Partisë Socialiste, Milva Ekonomi është një nga anëtaret e Komisionit Hetimor të koncesionit të sterilizimit që u ngrit pas këmbënguljes së opozitës.

Por vetë Ikonomi në datën 10 dhjetor 2015, në pozicionin e drejtoreshës së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësore ka nënshkruar me dorën e saj kontratën koncesionare me kompaninë ‘Saniservice’, e cila ka marrë koncesionin e sterilizimit.

Kjo del në faqen numër 153 të raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit të vitit 2018, ushtruar në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

Sipas këtij dokumenti, në vitin 2017, shërbimi është shtrirë edhe në 5 spitale të Tiranës, në Shkodër dhe në Elbasan.

Image

Tani, pas këtij dokumenti, lind pyetja se sa e gatshme është deputetja Milva Ekonomi të hetojë veten e saj, në lidhje me koncesionin e sterilizimit që ka marrë milionë euro nga taksat e shqiptarëve për t'i futur në xhepat e aksionerëve.

Kjo edhe për faktin se çmimi i sterilizimit të një pakete është rritur në mënyrë joproporcionale, duke e quar në mbi 80 euro për një sterilizim pajisjesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco