VIDEO/ Berisha-emigrantëve: Edi Rama vjen te ju si autokrati i një vendi me liderin e opozitës të arrestuar pa fakte, pa prova dhe pa akuzë

20:51, 24/05/2024
A+ Aa A-

Në fjalën e tij në tubimin qytetar, kryedemokrati Sali Berisha i’u drejtua emigrantëve duke ju thënë se, Edi Rama vjen si autokrat në takimet me ta.

‘Edi Rama vjen te ju si autokrati i një vendi me liderin e opozitës të arrestuar pa fakte, pa prova dhe pa akuzë’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD-së, Sali Berisha:

E patë vetë në takimin në Greqi. Me zë dhe figurë. Se si mburreshin narkokryetarët dhe drejtorët e Edi Ramës.

Se kemi sjellë 2000 veta, 3000 veta, 6000 veta nga Shqipëria. Kemi zbrazur gjithë Fierin. Turp. Turp i zi. Të vij Edi Rama te ju për vizitë, është njëlloj si Enver Hoxha të ngrihej nga varri dhe të vizitonte kampet e internimit dhe burgjet e diktaturës.

Ky është një apel për çdo emigrant shqiptar. Refuzojeni Edi Ramën. Refuzojeni për demokracinë e Shqipërisë.

Edi Rama vjen te ju si shkatërruesi i pluralizmit, që është fëmija jonë i përbashkët. Trashëgimia më e çmuar që brezi ynë i la kombit.

Edi Rama vjen te ju si shtrigu që shndërroi votën në krim dhe krimin në votë në këtë vend.

Edi Rama vjen te ju, si autokrati i një vendi me liderin e opozitës të arrestuar pa fakte, pa prova dhe pa akuzë. Vetëm e vetëm se ka tmerr rikthimin e opozitës në pushtet.

Ky është një apel për çdo emigrant shqiptar. Refuzojeni Edi Ramën. Refuzojeni për hir të kombit shqiptar!

Sepse Edi Rama vjen te ju si kreu i narkoshtetit.

Edi Rama vjen te ju, si kreu i drejtësisë që lëshon në mëngjes 50 urdhër-arreste. Ne drekë arreston vetëm 5 prej tyre dhe 45 të tjerëve u thotë mbathjani për turizëm për disa muaj në dhera të tjera që të mos u hyjë ferra në këmbë.

Edi Rama vjen te ju, si koka e grabitjes më të madhe në historinë e Shqipërisë. Me inceneratorë. Me drejtorë që vjedhin me modelin 100%.

Edi Rama vjen te ju si përçmuesi më i madh i shqiptarëve, qoftë ata të Shqipërisë apo Kosovës.

Edi Rama vjen te ju, si armiku më i egër i qenies shqiptare në dekadat e fundit.

Në këto kushte, ju nuk mund ta lini kurrë këtë tur turpi ta zhvillojë Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco