Zoti Rama, italianëve kërkoju falje për radarët e fikur që i hapën portat lumenjve të kanabisit që përmbytën Italinë dhe përgjakën Shqipërinë!

Zoti Rama, italianëve kërkoju falje për radarët e fikur që i hapën portat lumenjve të kanabisit që përmbytën Italinë dhe përgjakën Shqipërinë!

18:14, 26/04/2024
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama jeton në një realitet që nuk ka lidhje me atë të  njerëzve që qeveris dhe me daljet e tij në mediet italiane për të replikuar për investigimin e  REPORT sillet si ndonjë banor i Big Brother Vip ku më shumë se sqarimin e pozitës së tij kërkon protagonizëm dhe klikime, njësoj si atëherë kur dërgoi armatën e infermierëve që shpëtuan Italinë nga ferri i Covidit.

Rama harron se po flet për një temë delikate dhe se  lidhjet e tij  dhe të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë me krimin po kthehen në një barrë të rëndë dhe për liderët e vendeve që firmosin marrëveshje me Shqipërinë.

Agaçi i tij,  i njohur dhe si “Engjëlli Mbrojtës” i Inceneratorëve dhe baronëve të krimit shqiptar në Itali nuk u kryqëzua për asnjë moment se ka liruar nga burgu trafikantë, tutorë dhe prostituta, por se ka bërë sekserin mes një trafikanti shqiptar dhe një zyrtari të lartë italian, i njëjti zyrtar që në 2015 në kohën e lulëzimit të Shqipërisë nga kanabisi nga garantoi  në emër të Guardia di Financia se në Shqipëri ishte asgjësuar 99% e kanabisit në vend.

Ti je hipokrit kur thua se po mbron dinjitetin e shqiptarëve në Itali, pasi nëse ka një njeri që u  ka nëpërkëmbur dhe shkelur dinjitetin shqiptarëve, je ti që erdhe me zotimin për të qenë Kryeshërbëtor dhe u ktheve në Kryetutor.

Vështirë të gjesh njerëz me dinjitet më të vrarë, sa ata që detyrohen të braktisin atdheun për kafshatën e bukës, duke  marrë në 2024 malin në këmbë  drejt Greqisë, e gomonet përmes La Manshit drejt Anglisë.

Korrupsioni i qeverive që ke drejtuar në një dekadë përveç medaljeve të nderit që i ka sjellë Shqipërisë si vendi i parë ose i dytë më i korruptuar në Evropë, ka larguar rreth 1 milionë shqiptarë, duke na renditur në top listën e azilkërkuesve për vite me radhë krah afganëve dhe sirianëve, kohë në të cilën ti bëjë Gaztorin në tavolinat me Merkel, duke rrëfyer barsoleta dhe historinë tënde të  artistit disident.

Meqë je prezent çdo ditë në mediet italiane, kërkoju falje për politikën tënde të kanabizimit për të cilën të akuzoi edhe ish vartësi yt Arben Ahmetaj, pasi lumenjtë e drogës të nisura nga bregdeti i Vlorës, nga Durrësi, Laguna e Patokut dhe Laguna e Vilunit kanë përmbytur Italinë.

Këto lumenj droge janë pasuar me lumenj gjaku në Shqipëri e Itali që erdhën si shkak i prishjes së pazareve.

Italianëve mund t’u kërkosh falje dhe për zhvatjen nga kompanitë Call -Center që operojnë lirisht në Shqipëri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco