VIDEO/ Kapet në flagrancë Irena Gjoka, Abilekaj: Ky është fundi i drejtësisë, pas kësaj nuk egziston sistemi gjyqësor

22:23, 06/05/2024
A+ Aa A-

Analsti  Enton Abilekaj, i ftuar në Çim Peka Live komentoi falsifikimin e formularit të dekriminalizimit të gjyqtares së GJKKO-së, me tre mbiemra, Irena Shpata-Gjoka-Maneku, e cila është dëbuar nga shteti fqinj Greqia, për falsifikim të vizës dhe një gjë të tillë nuk e ka deklaruar edhe pse e ka ankimuar vendimin në gjykatën e Athinës.

Abilekaj u shpreh se ky skandal është fundi i drejtësisë dhe pas këtij skandali nuk egziston më as sistemi gjyqësor.

Kur flasim për gjyqësorin dhe për Gjykatën Specilae sidomos, flasim për nivelin më të lartë të drejtësise.

Dmth SPAK është një mjet i shtetit për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ndërsa ajo që i jep garanci shtetit që është gjyqësori.

Tani shikoni si ishte gjykata para se të dilte ky fakt.  Ka një gjyqtare të komanduar, që është Irena Gjoka.

Nuk ka kryetar, kryetari i SPAK nuk shkon as nëpër takimet që bëjnë këta, kështu të huajt kur vijnë për Reformën.

Nuk egzsiton gjykata që jep garanci në gjyqet më të rëndësishme të vendit. Kryeati i SPAK thotë se 'afërmendësh gjykata do japë vendimet që kërkojmë ne' .

Dhe, nuk mjaftojnë të gjitha këto që kjo gjykatë thuajse nuk egziston, por tani del që këta gjyqtarët janë jo vetëm të nënshtruar por janë me problem dhe me skelete në dollap, dhe jo në dollapin e tyrë, po i kanë në dollapet e tjerëve skeletet.

 Ky, ky është fundi i drejtësisë, pas kësaj nuk egzsiton sistemi gjyqësor.

Dhe, nëse flasim për Reformën në Drejtësi duhet të kemi parasysh se shumica e vendeve Reformen në Drejtësi e cilësojnë si Reformë në gjyqësor, pra sistem gjyqësor quhet drejtësia.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco