Gjokutaj: Gjykata e Janinës ka rrëzuar Irena Gjokën, u ndalua të futej në zonën shengen pasi përbente rrezik

22:08, 06/05/2024
A+ Aa A-

Avokati Genc Gjokutaj i ftuar në emisionin Çim Peka Live në SYR TV për të komentuar falsifikimet skandaloze që ka bërë gjyqtarja Irena Gjoka për tu futur në sistemin e drejtësisë.

Gjokutaj është shprehur se Gjoka ishte ndaluar me 10 vite të mos futej në zonën Shengen dhe ky vendim ishte mbrojtur dhe në Gjykatën Administrativ etë Janinës.

Është qartazi që Irena Gjoka është përballë mos deklarimit të fakteve që në vitin 2002-03 ka tentuar të futet në Greqi edhe pse kishte një ndalim të futej në zonën shengen. Kundër këtij ndalimi zonja Gjoka në atë kohë Maneku ka bërë ankimin në Gjykat në Administrative të Athinës.

Kjo gjykatë ka marrë një vendim mos kepetencë dhe ja ka transferuar gjykatës së Janinës pasi dekreti është marrë nga autoritetet e Janinës. Ajo gjykatë e ka rrëzuar atë kërkesë të bërë nga Meneku ose gjoka dhe ka lënë në fuqi vendimin me 10 vite.

Kjo nuk e ka deklaruar këtë fakt kur ka konkurruar në sistemin gjyqësor dhe një gjyqtar që nuk e deklaron këtë fakt jo që nuk duhet të jetë në sistem por dokumentimi i tij e përball me falsifikimin formularit të dekriminalizimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco