VIDEO/ Bushati: Drejtësisë së re i duhen njerëz me cene si Irena! KLP-ja shkel ligjin dhe nuk bënë transparencë

22:11, 06/05/2024
A+ Aa A-

I ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, analisti Andi Bushati ka komentuar falsifikimin e formularit të dekriminalizimit të gjyqtares së GJKKO-së, me tre mbiemra, Irena Shpata-Gjoka-Maneku, e cila është dëbuar nga shteti fqinj Greqia, për falsifikim të vizës dhe një gjë të tillë nuk e ka deklaruar edhe pse e ka ankimuar vendimin në gjykatën e Athinës.

Bushati u shpreh kjo tregon se në drejtësinë e re janë futur njerëz me cene për ti dhënë gjyqe politike si të Belerit si të Berishës.

‘Këtu nuk është Irena Gjoka që po gënjen por është një sistem i tërë që i duhen njerëz si Irena Gjoka dhe prandaj Irena Gjoka vepron ashtu dhe prandaj KLP-ja shkel ligjin dhe nuk bënë transparencë për një njeri që duhet ta kontrollojë. Ky është një simbol tjetër i një reforme të kapur në drejtësi’, u shpreh Bushati.

Bushati: Që kur doli pretendimi në mediat greke krijova bindjen që po ato janë të vërteta. Pse janë të vërteta? Sepse njeriu kur ndodhet para një shpifje i duhen 30 sekonda që të thotë jo kjo nuk është e vërtetë, marr përgjegjësinë për ta përgënjeshtruar.

Kur Meta e akuzoi Dumanin se është takuar me McGonigal, doli burri i botës, Dumani, u ngrit në lartësinë morale që i dha Lenci dhe tha jo kjo nuk është e vërtetë, e kupton se sa thjeshtë është të çmontohet e pavërteta?

Çfarë po na rezulton ne me drejtësinë e re? Që këta kanë futur enkas njerëz me cene për ti dhënë gjyqe politike si të Belerit si të Berishës etj. Ç’janë këta Këshilli i Lartë Gjyqësor, këta Këshilli i Lartë i Prokurorisë që i sulen gazetarëve dhe opozitës që të mos bëjnë deklarata kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve, e kanë shumë të lehtë ta thërrasin këtë zonjën për verifikim ti vënë përballë dokumentat dhe duhet ta kishin bërë 2 muaj para. Sa doli në mediat greke duhet ti kërkonin zyrtarisht shtetit grek a keni ju informacione për këtë zonjën dhe jo të përdornin nevojtoren e tyre të dezinformimit TopChannel për të thënë që shteti grek s’ka dosje për këtë gjyqtare.

Këtu nuk është Irena Gjoka që po gënjen por është një sistem i tërë që i duhen njerëz si Irena Gjoka dhe prandaj Irena Gjoka vepron ashtu dhe prandaj KLP-ja shkel ligjin dhe nuk bënë transparencë për një njeri që duhet ta kontrollojë. Ky është një simbol tjetër i një reforme të kapur në drejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco