Meta: Rama është peng i tjetër kujt. Rama do të ikë s'e nuk lejojmë shpopullimin

Meta: Rama është peng i tjetër kujt. Rama do të ikë s'e nuk lejojmë shpopullimin

22:31, 06/05/2024
A+ Aa A-

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar në studion e emisionit “3D” të drejtuesit Alban Dudushi në RTSH1 se kryeministri Edi Rama është peng i tjetër kujt. Ndërsa theksoi se kreu i qeverisë do të largohet sepse ai së bashku me forcën politike që drejton s’do e lejojë shpopullimin e vendit.

“LSI ishte një parti që të thyente në mes. Në 2005-n ka garnatuar rotacionin politik në Shqipëri. I ka hequr 20 mandate Fatos Nanos në 2005-n. Ka marrë 120 mijë vota pa numërues pa gjë fare dhe nuk pranoi të bënte asnjë kompromis. Të dyja palët bënën kompromis bënë “Dushkun” e madh. Duhet të merrte minimumi 12 mandate përfundoi në 5 mandate. Por rotacionin e bëri meqë ia kisha premtuar Fatos Nanos në zyrë”, u shpreh Meta, ndërsa Dudushi iu drejtua duke e pyetur se “e hoqët ju Nanon jo se donte të ikte vetë”.

Nga ana e tij, Meta u përgjigj se ish-kryeministri Fatos Nano “u largua në 2005 se nuk mund të bllokohej procesi i integrimit evropian”.

 “Do të ikë Edi Rama se nuk mund të shpërbëhet Shqipëria për Edi Ramën dhe ai është peng i tjetërkujt. Do vijmë ne dhe gjithë shqiptarët dhe do ta bëjmë me 4 milionë plus shqiptarë”, theksoi Meta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco