Mblidhet sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë

Mblidhet sot Komisioni hetimor për Shëndetësinë

09:10, 23/04/2024
A+ Aa A-

Sot në orën 13:00 pritet të mbahet seanca e radhës e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë. Mbledhja e sotme vjen pas 4 seancave të bojkotuara nga mazhoranca.

Ndërkohë sot opozita dhe mazhoranca do të diskutojnë për planin paraprak të hetimit e kërkesat e dakordësuara për informacion.

PS do të kthehet në tryezën e punës, ka gati edhe propozimin për planin paraprak të hetimit.

Partia Socialiste do të propozojë përfshirjen në planin e hetimit parlamentar të vizitave në terren për të parë nga afër sesi janë zbatuar kontratat: ajo e check-upet dhe sterilizimit, si dhe intervista të ndryshme me stafin dhe pacientët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco