VIDEO/ Gjin Gjoni: Kriminale dhe anti-kushtetuese mbajtja e Berishës në arrest

19:10, 26/04/2024
A+ Aa A-

Gjin Gjoni, kryetar i degës së PD-së Lezhë, gjatë takimit me demokratët shprehu mirënjohjen për mbështetjen që demokratët i kanë dhënë kësaj partie.

Gjoni tha se ‘motoja jonë është o sot, o kurrë, dhe PD duhet të ngrihet duke mbrojtur interesin kombëtar dhe atë qytetar’.

“Duhet të lemë ndasitë, diferencat, për një kauzë më të madhe, atë të përballjes me regjimin. Ne duam një vend ku drejtësia të jetë e drejtë për të gjithë, një vend, ku nënat mos mendojnë të largojnë fëmijët në emigracion”, tha Gjoni.

Ai tha se ne jemi parti e vlerave, duhet të ringrihemi si Feniksi që ngrihet nga hiri.

“Është kriminale, anti-kushtetuese dhe anti-ligjore që lideri demokrat, Sali Berisha, të mbahet në arrest pa asnjë provë e fakt. Kjo duhet të jetë një nga kauzat tona në vazhdim”, tha Gjoni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco