SYRI TV/ Rama refuzoi interpelancën, reagon Gazment Bardhi: Është frikacak

18:09, 26/04/2024
A+ Aa A-

Pasi Edi Rama refuzoi që të zhvillonte një interpelancë në lidhje me investigimin e RAI 3, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i cili denoncon faktin se Kryeministri po fshihet duke shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit. Në një reagim, Bardhi bën me dije faktet të cilat tregojnë se Olsi Rama dhe krerët e organizatës së Kokainës në XIbrakë kanë përdorur të njëjtin automjetë, si dhe i bën thirrje spak që të hetojë pasi provat janë aty.

Nga SYRI TV

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit nuk pranoi interpelancën lidhur me investigimin e RAI 3. Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi deklaron se kreu i qeverisë po fshihet  ashtu si në rastin me ëllain e tij Olsi Rama, ndërsa shton se Edi Rama  nuk respekton Rregulloren e Kuvendit, por përdor alibitë për tju ikur përgjegjësive.

Nuk është vetëm qesharak, por edhe frikacak! Herën e parë u fsheh me alibinë që të mbarojë njëherë punë SPAK me kallëzimin që Olsi Rama kishte bërë ndaj meje dhe pastaj do të vinte për tu përgjigjur në Kuvend. Kur SPAK mbarojë punë me atë paçavure propagandistike, sot paska shpikur alibinë e rradhës, siç e paralajmërova edhe dje, që do të mbarojë njëherë punë me “Rai 3”, pastaj do të vijë për t’u përgjigjur në Kuvend. Ankohet se nuk i është dhënë mundësia të përfshirëve në investigimin e “Rai 3” që të japin sqarimet e tyre, por ndërkohë i fshihet Kuvendit. Shqiptarët kanë një muaj që presin sqarimet, por Edi Rama fshihet, Olsi fshihet, kushdo i përfshirë fshihet. Boll u fshehe, respekto Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për epitete banale, batuta 2 lekshe, sharje, mallkime apo fyerje, por kanë nevojë për të vërtetën, kanë nevojë për luftë reale ndaj pandëshkueshmërisë së njerëzve të pushtetëshëm.

Bardhi rendit edhe faktet të cilat tregojnë se Olsi Rama dhe krerët e organizatës së Kokainës në XIbrakë kanë përdorur të njëjtin automjetë, si dhe i drejton dita pyetje kreut të qeverisë.

Fakti 1. Olsi Rama, bashkë me krerët e organizatës së kokainës, kanë përdorur të njëjtën makinë me targa AA653DM për të kaluar 18 herë kufirin në kohën ngritjes së laboratorit të kokainës në Xibrakës.

Pyetje 1: Cfarë e lidh Olsi Ramën me krerët e narko-organizatës?

Fakti 2. Nga 18 hyrje-daljet e makinës me targa AA653DM të grupit kriminal, 7 prej tyre i përkasin Olsi Ramës.

Pyetje 2: Pse ka përdorur në të njëjtën kohë, të njëjtën makinë, Olsi Rama dhe trafikantët e dënuar të Xibrakës.

Fakti 3. Policia dhe prokuroria nuk ka identifikuar një përdorues të makinës me targa AA653DM, edhe pse i ka identifikuar moshën 45 vjeç. Olsi Rama është përdorues i kësaj makine dhe në atë periudhë ka qenë fiks 45 vjeç.

Pyetje 3: A keni kërkuar informacion nga Policia e Shtetit për pamundësinë për të identifikuar të gjithë personat e përfshirë?

Fakt 4. Policia dhe Prokuroria sipas gjykatës kanë kryer hetime të mangëta dhe kanë lënë në harresë dosjen 335/1-2016 që kishte si qëllim të identifikonte bashkëpunëtorët e tjerë të grupit kriminal.

Pyetje 4: Si Kryeministër i Shqipërisë, a mendon që ky procedim duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe personat e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge të mbahen përgjegjës.

Gazment Bardhi thekson se SPAK duhet të provojë që në Shqipëri nuk ka persona të paprekshëm, që hetohet dhe vihet përpara përgjegjesisë cilido, qoftë ky edhe vëllai i Kryeministrit, pasi provat janë aty.  

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco