Mungesa e aparaturave specifike në QSUT, Jakaj: Me dashje, për të favorizuar interesa klienteliste private

Mungesa e aparaturave specifike në QSUT, Jakaj: Me dashje, për të favorizuar interesa klienteliste private

10:08, 23/04/2024
A+ Aa A-

Në  QSUT nuk funksionon aparatura e Shintigrafisë e cila është e domosdoshme për të përcaktuar shkallën e sëmundjes tek pacientët me tiroide, zemër, veshka, deri dhe te tumoret e ndryshëm.

Të sëmurët me tiroide nuk mund të kryejnë terapinë me jodin radioaktiv. Prej disa muajsh, jodi radioaktiv mungon dhe askush nuk jep asnjë informacion se kur mund të jetë në gjendje.

Jodi radioaktiv sigurohet vetëm nga institucionet shëndetësore dhe nuk ka asnjë mundësi tjetër sesi të mundësohet për pacientët.  Si rrjedhim, të sëmurët me tiroide janë pa mjekim.

Lidhur me këto mungesa iu kërkua mendim sot, mjekut Besnik Jakaj, i ftuar në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV:

“Është temë e diskutuar për një mori të madhe barnash që mungojnë në Qëndrën Spitalore Universitare, po akoma më keq mungojnë edhe në tregun farmaceutik shqiptar, nënvizoi Dr. Jakaj. -  Pra, qytetarët detyrohen të bien pre e kontrabandës, e njerëzve joprofesionistë, që mund të jenë të papërgjegjshëm e të kontrabandojnë për arsye të ndryshme financiare e tregtare, edhe barna të paçertifikuara e të pakontrolluara nga institucionet shëndetësore shtetërore, të cilat paguhen  për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e barnave në vendin tonë.

Të diskutojmë për këtë gjë kaq banale që mungon prej 4 ose 5 muajve, është rutinë e përditshme. Pajisja përdoret për të sëmurë me tiroide por jo vetëm ata, sepse Shintigrafia bëhet edhe për nevoja të tjera, të anomalive të organeve të ndryshme të njeriut dhe mungon.

Po të bëjmë një analizë të thjeshtë mund të themi se është një paaftësi lemeritëse e institucioneve shëndetësore.  

Po të hyjmë në një logjikë përsëri korrekte dhe s’mund të thotë askush për teori konspirative, kjo është që të mos u shërbesh me dashje qytetarëve shqiptarë për të favorizuar interesa klienteliste private e kjo ka kohë e vite që vërehet rëndom me mungesën e shërbimeve specifike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ndiqni intervistën e plotë në emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV.   

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco