Lajmi i fundit

LIVE/ 'Opozita në Aksion', takim me demokratët e Lezhës

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

08:05, 09/11/2018
A+ Aa A-

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

 

PD, Alibeaj: Vangjush Dako të arrestohet pa vonesë

‘Ende heshtje nga ata që mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave, për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin, pas skandalit të bashkëpunimit të Vangjush Dakos me bandat kriminale për vjedhjen e votave në Durrës’.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208372/pd-alibeaj-vangjush-dako-te-arrestohet-pa-vonese/

 

FOTO/ Për mafiozin Abazi zbatohet vetëm ligji i mafies dhe jo ai i shtetit!

Ish Kryeministri Berisha ka shpërndarë në faqen e tij në facebook një mesazh ardhur në adresë të tij ku bëhet fjalë për biznesin e deputetit socialist Sadri Abazi drejtuar nga nipi i tij.

Në mesazh thuhet se edhe pse i përjashtuar  nga pjesmrrja me vendim vazhdon të punojë me bashkinë e Tiranës.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208353/foto-per-mafiozin-abazi-zbatohet-vetem-ligji-i-mafies-dhe-jo-ai-i-shtetit/

 

Kryeministri i dehur live/ Rama përdor gojën si ‘qenef digjital’...

 ‘Në vendin tim në vendin tënd, një i çmendur të gjithë i çmend’, janë pikërisht këto vargje të të madhit Dritëro Agolli, të cilët i shkojnë sot për shtat kryeministrit Edi Rama, pasi sheh dhe dëgjon videon me fjalorin e neveritshëm të përdorur prej tij.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/208491/kryeministri-i-dehur-live-rama-perdor-gojen-si-qenef-digjital/

 

Pas BE-së, edhe SHBA: Lleshi nuk mjafton!

Pavarësisht se kryeministri, Edi Rama, po bën gjithçka që të “shesë” një Zëvendës Ministër si “ministër”, dje ambasadori i Be-së Luigi Soreca dhe sot ambasada e SHBA në Tiranë kanë deklaruar, se kjo nuk mjafton për një ministri kaq të rëndësishme si ajo e punëve të Brendshme.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208355/pas-be-se-edhe-shba-lleshi-nuk-mjafton/

 

VIDEO DENONCIMI/ Klithma e një fëmije

Pas protestave të banorëve të Unazës së re që kundërshtojnë vendimin e qeverisë për shembjen e qindra banesave dhe godinave të biznesit, ish-kryeministri Berisha ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook videon e protestës së një fëmije.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/208319/video-denoncimi-klithma-e-nje-femije/

 

VIDEO/ Varrimi i Kaçifasit, thirrje ekstremiste: Gjaku na thërret të djegim shqiptarin

Ka nisur ceremonia e varrimit të ekstremistit grek, Kostandinos Kaçifas.

Që në fillim të saj, kanë grekët e pranishëm kanë nisur me thirrje ekstremiste greke, thirrje për Vorio-Epir.

Për më shumë           

https://www.syri.net/politike/208365/video-varrimi-i-kacifasit-thirrje-ekstremiste-gjaku-na-therret-te-djegim-shqiptarin/

 

Berisha: Ekstremistë të tërbuar grek përdhosin territorin shqiptar!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka dënuar ashpër reagimin dhe sjelljen e nacionalistëve grekë ditën e sotme në Bularat, ku gjatë varrimit të Kostandinos Kaçifas, kanë bërë thirrje antishqiptare.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/208480/berisha-ekstremiste-te-terbuar-grek-perdhosin-territorin-shqiptar/

 

Detaje të reja/ Si u ndoq dhe u ekzekutua miku i Shullazit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur në Durrës, ku u vranë Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit dhe Genci Caci.

Burim policore thonë se atentati ndaj Harizaj është kryer në mënyrë mjaft të organizuar, ku ekzekutorët që mendohet se janë më shumë 5 persona.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/208314/detaje-te-reja-si-u-ndoq-dhe-u-ekzekutua-miku-i-shullazit/

 

Përfundon takimi Thaçi-Mogherini-Vuçiç në Bruksel, Presidenti i Kosovës: Diskursi Serb ishte agresiv dhe arrogant

Ka përfunduar takimi tripalësh midis Hashim Thaçit (President i Kosovës), Frederica Mogherinit (Përfaqësueses e lartë e Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri) dhe Aleksandër Vuçiç (President i Serbisë).

Për më shumë           

https://www.syri.net/kosova/208476/perfundon-takimi-thaci-mogherini-vucic-ne-bruksel-presidenti-i-kosoves-diskursi-serb-ishte-agresiv-dhe-arrogant/

 

Papa Françesku denoncon qeveritë që përdorin mediat për të diskredituar kritikët

Papa Françesku ka denoncuar mënyrën se si disa qeveri përpiqen të diskreditojnë kritikët e tyre përmes fushatave "pëshpëritje", duke përdorur mediat për të shpifur këdo që përfaqëson një kërcënim, raporton AP.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/208500/papa-francesku-denoncon-qeverite-qe-perdorin-mediat-per-te-diskredituar-kritiket/

 

VIDEO/ Strakosha heroi i Lazios, bën pritjen e vitit në minutën e 95-të

Lazio ka siguruar kualifikimin në fazën me eliminim direkt në Europa League.

Vendasit kanë marrë një fitore shumë të rëndësishme 2-1 përballë Marseilles, ndërsa në këtë takim 3-shja shqiptare: Durmishi, Berisha e Strakosha luajtën si titullarë.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/208485/video-strakosha-heroi-i-lazios-ben-pritjen-e-vitit-ne-minuten-e-95-te/

                                     

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco