Detaje të reja/ Si u ndoq dhe u ekzekutua miku i Shullazit

Detaje të reja/ Si u ndoq dhe u ekzekutua miku i Shullazit

09:34, 08/11/2018
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me atentatin mafioz të ndodhur në Durrës, ku u vranë Edison Harizaj, miku i Emiljano Shullazit dhe Genci Caci.

Burim policore thonë se atentati ndaj Harizaj është kryer në mënyrë mjaft të organizuar, ku ekzekutorët që mendohet se janë më shumë 5 persona.

Skenari i ekzekutimit ka qenë thuajse të pamundur, shkruan Shqiptarja.com.

Kjo jo vetëm se kush ishte personi që ata kishin vënë në shënjestër për ta asgjësuar, çfarë përfaqësonte ai, dhe çfarë rreziku potencial i priste nëse nuk do arrinin ta vrisnin Harizaj, por edhe për vetë planin që atentatorët kishin zgjedhur të vinin në zbatim.

Kundërshtarët e Harizaj, kanë marrë informacion të hollësishëm se ku ndodhej në Tiranë dhe ka gjasa se kanë mbajtur në survejim lëvizjet e tij.

Mbrëmjen e të martës, pikërisht kur të gjithë ishin fokusuar në emocionet e ndeshjes sportive Inter-Barcelona, kundërshtarët e Harizaj kishin vendosur të kryenin asgjësimin fizik të tij.

Mësohet se Harizaj, pikërisht gjatë kohës kur luhej Inter-Barcelona, ka vendosur të udhëtojë me një automjet tip ‘Audi’ në drejtim të Vlorës, ku personi që e shoqëronte ishte shoku i tij Genci Caci 33 vjeç, person jo me probleme me drejtësinë.

Kundërshtarët i janë vënë në nga pas makinës së Harizaj i cili ishte pasagjer, ndërkohë që bashkëpunëtorët e tyre kanë zënë pritën në zonën e unazës së Durrësit, pak para se të mbërrijnë në zonën e plepave. Plani ka qenë shumë i qartë dhe shumë i organizuar, me përpikmëri.

Sapo është afruar në zonën e plepave, një automjet ku ndodhej pjesa tjetër e grupit ka hyrë kundërvajtje pikërisht në korsinë ku Harizaj, po udhëtonte nga Tirana në Vlorë. Genci Caci që ndodhej në timon, ka ulur shpejtësinë e makinës me shpresën për të shmangur automjetin që po vinte drejt tyre kundërvajtje dhe me drita të gjata.

Por Caci siç duket se ka kuptuar se e gjitha ishte një pritë, në të cilën ai së bashku me të paprekshmin e Vlorës, kishte rënë brenda.

Edison Harizaj dhe shoku i tij Genci Caci e ka parë veten mes dy makinave që e kishin bllokuar në autostradë dhe prej andej janë lëshuar rreth 50 plumba kallashnikovi duke lënë të vdekur në vend Edison Harizaj dhe plagosur rëndë Genci Cacin, duke humbur jetën në spital pak orë më vonë.

Harizaj është qëlluar disa herë nga afër me plumba kallashnikovi, duke mos i dhënë asnjë mundësi që të reagonte.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco